11/22/2025 4:10:06 AM

Pesë mënyra si të reduktoni stresin

Duhet të lexoni

Stresi është një reagim normal ndaj situatave të ndryshme ose të paparashikueshme dhe nivelet e stresit kronik janë shoqëruar me probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, depresionin dhe ankthin.

Stresi gjithashtu mund të shfaqet në forma të ndryshme si zhgënjim ose zemërim, të cilat mund të ndikojnë në marrëdhëniet tona të përditshme.

Më poshtë janë paraqitur pesë rutina që mund të vini në praktikë të cilat do mund t’ju ndihmojnë të shmangni sadopak stresin.

1.Luani ndonjë lojë

Jeta bëhet reale kur bëhesh i rritur, por kjo nuk do të thotë që duhet ta lini pas gëzimin e lojës në fëmijëri. Në fakt, në moshën madhore përfshirja në lojë dhe aktivizimi mbetet e rëndësishme për përballimin e shqetësimit dhe përmirësimin e kënaqësisë nga jeta. Një studim i publikuar në mars 2013 me afro 900 studentë të universitetit zbuloi se ata që ishin më aktv në lojra kishin nivele më të ulëta stresi sesa pjesëmarrësit që ishin më pak aktiv. Studetët aktiv kishin gjithashtu më shumë gjasa për të përdorur strategji të shëndetshme të fokusuara në stresorët e tyre specifikë në vend që të përpiqeshin të ndiheshin më mirë duke shmangur ose shpëtuar problemet e tyre.

2. Bëni diçka pa mendje

Ideja për të parë televizor duke reduktuar stresin mund të tingëllojë shumë kundër mirëqenies, por ndonjëherë mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet. Aktivitetet e çlodhura të tilla si të ndenjurit në shtrat mund të jenë të dobishme për njerëzit që e kanë të vështirë të bëjnë meditim ose praktika të tjera të vëmendjes, tha më parë Dr. Victoria Garfield për CNN . Ajo gjithashtu tha se nuk duhet të shikoni shumë televizor brenda një nate pasi mund të prishni gjumin, icil ju ndihmon të menaxhoni më mirë dhe të reagoni ndaj stresit.

3. Merrni frymë thellë

Pushmet e frymëmarrjes dhe meditimi janë shumë të nëvojshme gjatë një dite të ngarkur. Frymëmarrja është një nga mënyrat më efektive për të menaxhuar stresin, sepse ajo përdor fiziologjinë tuaj dhe nuk kërkon mjete të posaçme. Në vetëm 90 sekonda, frymëmarrja e thellë stimulon një reagim fiziologjik të relaksimit që pengon prodhimin e hormonit të stresit, ul presionin e gjakut gjithashtu edhe rrahjet e zemrës. Është e rëndësishme të merrni frymë përmes hundës , nëse është e mundur, por mund të nxirrni nga hunda ose goja, bazuar në nivelin tuaj të rehatisë.

4. Provoni relaksimin e muskujve

Relaksimi progresiv i muskujve është një teknikë shumë efektive e relaksimit mendje-trup që mund të bëhet kudo ku mund të uleni ose shtriheni për disa minuta. Me tendosjen sistematike aktive dhe më pas relaksimin e muskujve, PMR është një teknikë tjetër që është e mirë për njerëzit që kanë nevojë për pak ndihmë duke u fokusuar në ushtrimet meditative të frymëmarrjes.

5. Qëndroni mirënjohës.

Gjatë vështirësive, praktikimi i mirënjohjes mund të reduktojë stresin dhe të përmirësojë gjendjen shpirtërore, kanë zbuluar studimet. Dhe kjo mund të bëhet në shumë mënyra të tilla si, duke mbajtur një ditar mirënjohjeje në të cilin shënoni disa gjëra çdo natë para gjumit, ose një album fotografish në telefonin tuaj. Fotot mund të jenë të çdo gjëje, duke përfshirë të dashurit tuaj, arritjet, si dhe shkëmbime tekstesh kuptimplotë, provoni t’i shikoni ato gjatë momenteve stresuese.Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate