12/27/2025 9:26:13 AM

“UFC 295” në Nju Jork, sjell dy përballje për titull

Duhet të lexoni

Këtë fundjavë, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të zhvillohet eventi UFC-295 në artet marciale mikse. Një event që pritet me interes edhe pse sfida kryesore e këtij eventi, ajo mes Jon Jones dhe Stipe Miocic u anullua. Jon Jones, kampion bote në peshën e rëndë, u tërhoq për shkak të një dëmtimi në stërvitje, duke detyruar organizatorët të ndryshojnë planet.

Sfida kryesore do të jetë ajo mes çekut Jiri Prochazka dhe brazilianit Alex Pereira, e vlefshme për titullin e peshës “light heavyëeight” (pesha 84 deri 93kg).

Jiri Prochazka (29 fitore, 3 humbje e 1 barazim) e ka fituar më herët këtë titull, në gusht 2022, por e humbi për shkak dëmtimi, pasi nuk ka dueluar më që prej asaj kohe. Ai rikthehet në kafaz pas 18 muajsh pushim dhe përballë ka një rival të fortë si Pereira (8 fitore e 2 humbje). Braziliani ka qenë kampion bote në peshën e mesme, ndërkohë që kjo është sfida e tij e dytë në peshën e re.

Interesante edhe përballja mes rusit Sergei Pavlovich (18 fitore e 1 humbje) si dhe anglezit Tom Aspinall (13 fitore e 3 humbje). Ata duelojnë për titullin e përkohshëm në peshën e rëndë.

Në kafaz do të ngjitet edhe ish-kampionia e botës në peshën “straweight” (pesha deri 52kg), braziliania Jessica Andrade. Ajo do të përballet me patrioten e saj Mackenzie Dern.

UFC-295, DUELET KRYESORE

Jiri Prochazka-Alex Pereira

Sergei Pavlovich-Tom Aspinall

Mackenzie Dern-Jessica Andrade

Matt Frevola-Benoit Saint-Denis


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate