9/10/2025 2:11:33 AM

Dy javë nga 'finalja' me Çekinë, shtohen problemet e Kombëtares kuqezi

Duhet të lexoni

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë kundër Çekisë, të enjten e 12 tetorit, me ndeshjen që vlen për kualifikueset e Euro 2024 për grupin E. Tanimë trajneri Sylvinho është edhe nën ethet e dëmtimeve, me dy sulmues që janë për momentin jashtë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë kundër Çekisë, të enjten e 12 tetorit, me ndeshjen që vlen për kualifikueset e Euro 2024 për grupin E. Tanimë trajneri Sylvinho është edhe nën ethet e dëmtimeve, me dy sulmues që janë për momentin jashtë.

Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni kanë krijuar probleme në stafin kuqezi, me lojtarët që janë të dëmtuar. Nëse Cikalleshi vuan një lëndim prej një jave, vetëm dje Uzuni la fushën i dëmtuar për Granadën. Nga Gadishulli Iberik nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e sulmuesit, që luajti vetëm 37 minuta në ndeshjen e fundit dhe pësoi një lëndim në muskujt e kofshës së djashttë.

Veç sulmit, trajneri brazilian nuk do ketë as Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Romës prej muajsh është i dëmtuar, teksa fundin e sezonit të shkuar në ndeshjen kundër Milanit u lëndua. Shtatëlarti nuk mund të kthehet para janarit të 2024, teksa telashet për momentin janë në fazën e sulmit.

Me Cikalleshin dhe Uzunin që ishin titullarë në ndeshjen e fundit, fituar me Poloninë, duket se Sylvinho është duke projektuar Muçin nga minuta e parë dhe një mes Dakut dhe Seferit në majën e ofensivës. Kujtojmë se nga dëmtimi është rikthyer edhe Armando Broja, që ka marrë disa minuta për Chelsean.

Me pesë ndeshje të zhvilluara në grupin E të Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë me 10 pikë, dy më shumë se Çekia (një ndeshje më pak) dhe Moldavia.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate