9/10/2025 7:28:17 AM

Vajza nuk takon babain e saj? Rudina Dembacaj: Gjithçka një ‘show’

Duhet të lexoni

Edhe pse fillimisht ndarja e Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj është dukur miqësore, kohët fundit ish-çifti ka përfunduar në gjyq dhe duket se shkak për këtë është bërë vajza e tyre.

Sipas pretendimeve të ngritura, Aleksandri nuk e takon vajzën e tij shpesh dhe shkak për këtë është Rudina, e cila mesa duket nuk dëshiron që Viktoria të takojë të atin.

Disa muaj më parë, Aleksandri pretendoi se kishte një vit pa e takuar vajzën e tij ndërsa Rudina në atë kohë u betua se për kokën e vajzës së saj, që nuk e ka ndaluar kurrë vajzën të takohet me babain e saj.

Ndërkaq në korrikun e këtij viti, Aleksandri bëri një postim në profilin e tij të Instagramit, duke treguar se pas shumë kohësh, më në fund kishte patur mundësinë të takonte vajzën e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, e pyetur në lidhje me pretendimet e bashkëshortit të saj, Rudina është shprehur: “Unë nuk kam absolutisht aspak problem tashmë kur njerëzit kërkojnë vëmendje dhe famë, t’i injoroj. Patjetër që e drejta është shumë e thjeshtë për t’u gjendur dhe do e gjejmë të drejtën se kush mendon që i ka rënë në qaf njëri-tjetrit apo çdo njeri që shënjestron dikë. Eshtë e rëndësishme që të ketë tentuar ta zgjidhë njëherë përtej poraleve. Nëse unë dal sot dhe bëj ‘show’. E di çfarë më kujton kjo situatë, ishte një blogere e huaj në rrjetet sociale që jepte këshilla për fëmijët dhe ndërkohë fëmijët e vet i abuzonte, i linte pa ngrënë etj. Pra me pak fjalë çfarë shfaqim ne dhe çfarë bëjmë në realitet është shumë relative”.

Aktorja e njohur është pyetur gjithashtu nëse ndihet keq për këtë situatë të krijuar, kur njerëzit duan të përfitojnë nga fama e saj.

Të them të drejtën, unë dua të shoh anët pozitive. Mua më vjen jashtëzakonisht mirë që kam një fëmijë të shëndetshëm, të lumtur, që kalojmë shumë kohë bashkë. Patjetër që ka shumë problematika në rritjen e një fëmije por sot unë ia kam dalë që me ndihmën e shumë profesionistëve, Viktoria të jetë një fëmijë i qetë dhe nuk dua që në rrjetet apo në tituj të qarkullojnë lajme se si Viktoria e ka kaluar këtë“, shton aktorja.

Rudina dhe Aleksandri kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016-të dhe u ndanë në vitin 2019-të.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate