12/21/2025 4:00:47 PM

Valentina Troka, ‘Këpuca e Artë’ e Shqipërisë që po thyen paragjykimet në sportin e futbollit

Duhet të lexoni

Është vetëm 20 vjeçe, por me shumë punë dhe sakrificë ia ka dalë të shpallet ‘Këpuca e Artë’ për edicionin 2022-2023 në futbollin e vajzave. Valentina Troka e nisi futbollin ashtu sikurse shumica e futbollistëve të mëdhenj, në lagjet e qytetit të saj, duke ëndërruar që një ditë të bëhet profesioniste në këtë lojë. Nuk është mërzitur kur nuk ka luajtur që nga minuta e parë, por ka besuar se durimi duhet ta shoqërojë gjithnjë njeriun dhe se do të vinte edhe dita e saj.

Tashmë është një futbolliste dhe sulmuese e afirmuar e Apolonisë dhe pjesë e ekipit Kombëtar A. Valentina Troka nuk fsheh asgjë në intervistën për rubrikën ‘Talenti Shqiptar’ për fshf.org. Nga hapat e parë në futboll, tek idhulli ‘Ibrahimoviç’, suksesi ‘Këpuca e Artë’, mbështetja e familjes, Apolonia dhe hera e parë te Shqipëria dhe golat në radhët e ekipit kombëtar– Valentina rrëfen gjithçka. Është falënderuese për besimin që i kanë dhënë dhe premton shumë për të ardhmen në futbollin shqiptar. Në fund, me gërma të mëdha, sulmuesja kuqezi jep edhe një mesazh për vajzat e futbollit dhe ato që duan të luajnë futboll.

Se çfarë e shtyu Trokën të merret me futboll dhe nga sa vjeçe filloi të luante këtë sport, ajo thotë se gjithçka filloi nga lagjja ku u rrit.

Që kur isha fare e vogël kisha shumë dëshirë të luaja futboll. Madje, mbaj mend që gjatë pushimeve verore nuk ndalesha duke luajtur futboll në lagje, por edhe kur shkoja në plazh. Doja të stërvitesha sa më shumë sepse kisha shumë dëshirë që kur të rritesha të luaja me një klub futbolli për vajza dhe kam qenë 16 vjeçe kur jam bërë pjesë e ekipit të Apolonisë së Fierit”, shtoi Troka

E ballafaquar me shumë paragjykime, sepse në përgjithësi sporti i futbollit nuk shihet si sport i vajzave ajo thotë se me mbështetjen e famijes ia ka dalur gjithnjë.

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë. Nuk mund të them që nuk është e njëjta gjë tani, por duket se gjërat kanë ndryshuar për mirë. E megjithatë, shprehja ‘Futbolli është vetëm për djem’ vijon të nënvizohet ende në shumë zona të Shqipërisë. Por unë, dua të falënderoj familjen që ka qenë mbështetja më e madhe e imja. Ata më kanë ndjekur kudo, më kanë dhënë shtysë, kanë besuar tek unë në çdo moment se mund të bëhesha një ditë një futbolliste e mirë. U kam premtuar se do ua rikthej të gjithë këtë besim që më kanë dhënë përgjatë gjithë këtyre viteve”, tregoi ajo.

Ndërsa si idhull e cilëzon Zlatan Ibrahimovic.

“Po, idhulli im është futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Ai është një shembull i punës dhe sakrificës për çdo lojtar në të gjithë botën”, thotë Troka.

Troka me punën e saj ia doli ta fitonte edhe titullin ‘Këpuca e Artë’ për edicionin futbollistik 2022-2023.

“Jam shumë e lumtur sigurisht. Është arritja ime e parë madhore në futboll dhe ia dedikoj pa diskutim familjes sime, por sigurisht edhe të gjitha shoqeve të mia të ekipit. Pa to nuk do ia kisha dalë të fitoja këtë titull të veçantë. Kanë qenë mbështetja ime në çdo ndeshje dhe çdo gol që kam shënuar”.

Ajo thotë se futbolli ia ka ndryshuar jetën për të mirë.

–Sigurisht që ka ndikuar. E para, është e vështirë ta mendoj jetën time pa futbollin. Është një nga pjesët më të bukura të jetës sime, nuk e përshkruaj dot me fjalë se çfarë emocionesh kam kur zbres në fushë të luaj. Të luaj futboll ka ndikuar për mirë në jetën time, sidomos në aspektin shoqëror. Numëroj më shumë shokë e shoqe, të cilët nuk më shohin si ‘Troka futbollistja’, por si shoqe. Dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë.

Ndërsa bën thirrje që vajzat në futboll të mbështeten maksimalisht nga institucionet përkatëse.

“Prej disa vitesh e ndjejmë që mbështetja për futbollin e vajzave është rritur, qoftë në aspektin financiar, por edhe në bazë materiale, në klubet tona respektive, apo edhe në ekipin kombëtar. Uroj që të vazhdojë kështu, të rritet edhe më shumë mbështetja për futbollin e vajzave dhe të kemi sa më shumë futbolliste në Shqipëri, si ‘rivale’ dhe si shoqe në radhët e ekipit kombëtar”, shtoi ajo.

Gjithashtu ajo ndihet krenare që përfaqëson ngjyrat kuq e zi.

“Ekipi kombëtar është një ëndërr për çdo futbollist/e. Unë tashmë e kam bërë realitet këtë ëndërr. Sa herë vesh fanellën kuqezi, emocionet janë të papërshkrueshme. Fanella më motivon të punoj më shumë dhe të ëndërroj që një ditë të kualifikohemi edhe me ekipin tonë të vajzave në Europian”, thotë Troka.

Ajo, për fund ua dha edhe një mesazh vajzave që u thuhet se futbolli është vetëm për djem.

“FUTBOLLI NUK ËSHTË MË VETËM PËR DJEM! Dua ta shkruaj me të madhe. Ky është mesazhi im për to. Besoni te vetja, vendosni qëllime dhe jam e sigurt që do të bëni shumë mirë. Luani futboll, përmirësoni jetën tuaj, shoqërohuni me njerëz të rinj”, përfundoi Troka./Katror.info

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate