Në bazë të agjendës së publikuar Rama do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osamani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
E lidhur me këtë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë, disa rrugë do të bllokohen përkohësisht.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar” Adem JASHARI” në drejtim të Prishtinës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu disa segmente rrugore do të bllokohen edhe brenda kryeqytetit, teksa qytetarët do të riorientohen për rrugë alternative.
Komunikata e plotë:
Më datat 6 dhe 7 korrik 2023, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, së bashku me një delegacion shoqërues.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në vendin tonë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar” Adem JASHARI” në drejtim të Prishtinës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.
Gjithashtu, ju njoftojmë se në disa segmente rrugore në kryeqytet do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Po ashtu, me datë 07.07.2023, gjatë kthimi të tij nga Prishtina në drejtim të Aeroportit do të aplikohen masat e njëjta.