Thashethemet për një marrëdhënie të keqe i kanë persekutuar prej vitesh Dolores Aveiro dhe Georgina Rodríguez. Sipas thashethemeve, matriarku i ‘klanit Aveiro’ nuk e duron fare partneren e djalit të saj.
Burimet pranë tyre pretyendojnë se ajo i ka kërkuar portugezit që të mos e merrte në shtëpinë e saj Georginën, kur ta vizitonte me fëmijët. Këto informacione kanë bërë që Dolores Aveiro të shpërthejë gjatë hapjes së një dyqani të ri në Madeira.
“Të gjitha çiftet debatojnë, – pohoi nëna e Cristiano Ronaldos. – Megjithatë, ato që shkruhen janë lajme të rreme. Janë të gjitha gënjeshtra". Kësisoji, Dolores Aveiro iu dha fund të gjitha thashethemeve që e akuzonin si shkaktare të krizës mes çiftit.
Një krizë që, meqë ra fjala, as nuk konfirmohet, por as mohohet me fakte. Megjithatë, harmonia e paktë që ato treguan gjatë prezantimit të Cristiano Ronaldos si lojtar i ri i AL-Nassr-it i ngriti të gjitha alarmet.