2/13/2026 7:20:41 PM

Ylli Manjani: Njerëzit ndihen rehat me një parti që kontrollon gjithçka

Duhet të lexoni

Mos prisni gjëra të mira pas kësaj. Ky rezultat nuk është i mirë as për ata që kanë fituar… Askush nuk fiton kur humbet llogjika demokratike.

Trishtim i madh është ky rezultat zgjedhor, me thënë të drejtën.

Një hap gjigand drejt legalizimit të shtetit partiak në vend. Këtë radhë me vendim popullor.

E di që shigjetat e sulmit i drejtohen opozitës, por nuk jam më i sigurtë nëse shqiptari i sotëm po kërkon apo jo alternativë politike.

Kam patur dyshimin, të cilin e kam shprehur rregullisht, se shqiptari i sotëm nuk po kërkon alternativë politike. Rezultati i zgjedhjeve më provon bindjen. Është më i thellë problemi sesa thjesht opozita jo bindëse. Vendimi popullor tejkalon gjykimin kritik ndaj opozitës aktuale. Po përballemi me ndjesinë popullore të rehatllëkut me një parti e një udhëheqës.

Njerëzit ndihen rehat me një parti që kontrollon gjithçka. Ndihen rehat në moçalin politik, pavarësisht se njërëzit ngjajnë si ngjala që nuk duan t’u thahet këneta.

Ngjala që majmen me aq ushqim sa u hidhet dhe, që bien një nga një në grep sa herë i hahet bosit. Liritë, të drejtat, pronën e bisnesin njerëzit i kanë dorëzuar me dëshirë te partia-shtet. Me votim masiv madje. Gjykatat pas kësaj janë "legjitime" të zbatojnë porosinë e shefit, që është pronar i çdo gjëje me vendim popullor. Na pëlqen apo jo, kështu është.

Mos prisni gjëra të mira pas kësaj. Ky rezultat nuk është i mirë as për ata që kanë fituar… Askush nuk fiton kur humbet llogjika demokratike.

Edhe Ai që hiqet si fitimtar, ka fituar belanë. Absolutizmi është bela e madhe. Nejse, ta gëzojë sundimin absolut mbi këtë vend! Mandati që ka marrë është i qartë. Me tallava dhe shihe sa u votua… ***

Natyrisht ky arsyetim nuk mund të shmangë marrjen e përgjegjësive për katastrofën politike dhe elektorale. Pavarësisht klimës mbytëse që partia-shtet ka vendosur në vend. Rezultati katastrofik nuk mbulohet dot me parregullsitë në zgjedhje. Debati mbi këto të fundit llogjikshëm nuk ngjit. Thelbi i çështjes është:

Përse opozita ka humbur lidhjen me popullin shqiptar?! Sot është koha e burrnisë dhe e kqyrjes së problemit real në sy. Natyrisht, le të mbarojë edhe numërimi, po nuk del më dhjamë nga ky plesht. Trishtim…

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate