Një tatuazh është i përjetshëm, ose pothuajse. Mania, e cila shpërtheu në fund të viteve 90-të, po vazhdon të përfshijë një pjesë të madhe të popullsisë për kënaqësinë e artistëve të tatuazheve.
Në Romë, Francesco Cinti Piredda ka studion e tij. Ai vazhdon të vizatojë në lëkurën e qindra klientëve, përfshirë ish-kapitenin e Romës Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Çifti VIP i dy dekadave në Itali, por i ndarë prej një viti.
Siç zbulohet në faqet e "Repubblica", artisti i tatuazheve flet për bëmat e tatuazheve në Itali. "Tashmë është bërë një mall konsumi, – pranon ai, – disa madje marrin edhe kredi për t’i kënaqur dëshirat e tyre".
Sipas sondazhit të "Dalia Research", 48% e italianëve kanë të paktën një tatuazh të stampuar në lëkurën e tyre. Edhe ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti ka bërë disa. “Në atë kohë e këshillova që të mos bënte tatuazh me inicialet e Ilary, – rrëfen Piredda, – por ai ishte i bindur. Nuk më pyeti”.