2/14/2026 10:48:44 AM

Inzaghi jep kushtrimin tek Interi: Jemi 180 minuta larg ëndrrës së madhe…

Duhet të lexoni

Më në fund ka ardhur mbrëmja më e shumëpritur. Mbrëmjen e së mërkurës do të luhet akti i parë i derbit milanez, që vlen një vend në finalen e Champions League. Milani dhe Interi janë ende përballë njëri-tjetrit. Një takim me histori për të mos u humbur për të dyja skuadrat.

Simone Inzaghi prezantoi ndeshjen e parë në konferencën e zakonshme për shtyp: "A është përballja e dyfishtë më e rëndësishme në karrierën time? Pa dyshim. Ne e dimë se çfarë përfaqëson ky derbi. Nuk është derbi, por super derbi, e përsëris. Ne e dimë se çfarë përfaqëson për të gjithë, gjithashtu për mua. Jam shumë i qetë, sepse i pashë djemtë shumë të përqendruar”

Përballja e shumëfishtë mes dy skuadrave milaneze po dhuron natën më të rëndësishme: “Dimarco e tha mirë, duhet mendje dhe zemër. Nuk kam dyshime për zemrën, por duhet të përdorim si duhet mendjen, sepse do të ketë gracka. Pastaj do të jetë një sfidë që do të zgjasë së paku 180 minuta.

Kemi zhvilluar 7 derbi në 20 muaj. Kemi fituar dhe kemi humbur, padyshim që janë derbi që mund të na japin ide të rëndësishme për nesër. Megjithatë, e dimë se çdo ndeshje është një histori më vete”.

Sulmuesit zikaltër janë zhbllokuar tashmë: "Unë kam qenë gjithmonë i qetë për sulmuesit. Shqetësohem vetëm nëse sulmuesit nuk kanë shanse. Ata kanë shënuar të gjithë, Lautaro, Dzeko, Correa, Lukaku. Duhet të vazhdojnë kështu".

Për Inzaghin ka pak emergjencë sa i përket formacionit: "Unë mund të zgjedh në mesfushë dhe sulm. Kemi alternativa të kufizuara në krahë, do të shohim nëse Gosens mund të grumbullohet. Së fundi luajti Zanotti, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm. Shpresojmë të rikuperojmë D’Ambrosio".

Mungesa e mundshme e Leaos te Milani: "Ne të gjithë i dimë cilësitë e portugeziot. Ai mund të jetë ose jo gati, ne do të marrim disa masa paraprake, por kjo nuk ndikon në planin e ndeshjes. Milani është stërvitur shumë mirë, ka driblues të shkëlqyer, kështu që duhet të jemi të mirë në të gjitha fazat”.

Balotazhi Brozovic-Calhanoglu: "Mungon ende stërvitja e sotme. Në mesfushë dhe në sulm mund të zgjedh, jam i qetë. Djemtë e dinë se janë njësoj të rëndësishëm të gjithë. 11 do të startojnë, por pres shumë edhe nga të aktivizuarit gjatë lojës”.

Rruga evropiane e Interit: "Kemi kaluar një grup me dy nga skuadrat më të forta në Evropë, Barcelona dhe bayern Munich. Skuadra jonë është ndërgjegjësuar. Porto dhe Benfica ishin pengesa shumë të vështira për t’u kapërcyer, tani duhet edhe një sforco për finalen.

Nuk duhet të kemi frikë, por dëshirë për të luajtur. Ne duhet të jemi bashkë me tifozët tanë, siç kemi bërë gjithmonë në muajt e fundit dhe në këtë rrugëtim. Tani shpresojmë që të arrijmë të shkojmë në finale. Jemi 180 minuta larg nga ëndrra".

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate