2/14/2026 12:12:19 PM

KEK’ut s’i ndalen remontet, pas kthimit të bllokut A5 dy tjera shkojnë në “trajtim”

Duhet të lexoni

Ende pa u kthyer në funksion blloku A-5, një tjetër bllok ka shkuar në remont. Blloku A-5 është kthyer në funksion të shtunën, derisa remonti kapital i bllokut B-2 ka filluar më 16 prill dhe pritet të zgjasë deri në mes të korrikut. Pas tij, në remont do të dërgohet edhe blloku B-1, që do të jetë jashtë funksioni poashtu për tre muaj.

Rikthimi i njësisë A-5 në funksion pas gati 10 muajsh, është pritur me festë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Dita kur u kthye ky bllok në funksion rastisi me ditëlindjen e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që e cilësoi këtë si dhuratën më të mirë.

“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A”, shkroi Ministrja Rizvanolli në Facebook.

Sipas KEK, ky bllok është kthyer në operim me të shtunën rreth orës 11:50 dhe është sinkronizuar me rrjetin duke ofruar kapacitetin prej rreth 140 MW/h.

“Njësia A-5 e Termocentralit Kosova A ka përfunduar riparimin kapital të turbinës dhe gjeneratorit nga kompania Monting Energetika, si dhe riparimin e kaldajës nga stafi i KEK-ut dhe kontraktorë që kanë qenë të angazhuar më herët me kontratë kornizë. Njësia A-5, pas testimeve të rregullta provuese është rikthyer në operim me 06.05.2023 rreth orës 11:50 dhe është sinkronizuar me rrjetin duke ofruar kapacitetin prej rreth 140 MË/h”, njoftoi KEK.

Por edhe pse njësia A-5 u kthye në funksion, KEK sërish s’do të ketë në funksion të gjitha blloqet.

Në të njëjtin postim që u njoftua për A-5shin, u bë me dije se njëri bllok i Termocentralit “Kosova B” tashmë ka shkuar në remont. Bëhet fjalë për bllokun B2, remonti i të cilit ka filluar më 16 prill dhe parashihet të zgjasë tre muaj.

Pasi të kthehet ky bllok në funksion, KEK ka bërë me dije se do të shkojë në remont blloku B-1.

“Termocentrali TC Kosova B gjatë vitit 2023 do të ketë dy remonte kapitale të njësive B-1 dhe B-2, secila me kohëzgjatje 3 mujore. Sipas planifikimit, remonti kapital i njësisë B-2 ka filluar me 16.04.2023 dhe pritet përfundojë pas 3 muajve kur edhe planifikohet te fillojë remonti kapital njësisë B-1”, thuhet në postimin e KEK.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate