Jurgen Klopp para ndeshjes me Tottenham në konferencë për shtyp ka kritikuar hapur si klubet dhe Premier League për mungesë transparence rreth situatës me infektimet e reja me Covid-19, transmeton Gazeta Metro.
Klopp përveç se doli pro vaksinimit duke i tallur ata që janë kundër paraprakisht pati edhe ankesa.
“Dëgjova që një numër i lojtarëve në janë të infektuar në Manchester United por nuk e di cilët janë. As që e kam idenë se kush e ka virusin në Tottenham. Nuk e di pse kjo është e nevojshme” tha Klopp duke vënë në dyshim këtë nevojë për fshehtësi.
“Nëse është e nevojshme ta dimë kush, atëherë është edhe të dimë sa janë? Por të mos dihet asgjë në një botë goxha publike është mjaft e çuditshme” shtoi Klopp./gazetametro