Milot Rashica pritet që gjatë verës të ndryshojë sërish ambient, por jo jashtë Anglisë.
Reprezentuesi i Kosovës është aktualisht pjesë e Norwich Cityt, mirëpo po luan në huazim te Galatasaray deri në fund të këtij sezoni.
Forma e lartë në Turqi ka bërë që shumë skuadra të jenë të interesuara për të, por një klub është më afër marrëveshjes.
Sipas asaj që raporton AS, Brunley e do transferimin e Rashicës nga Norwichi dhe ka marrëveshje në parim me ta.
Shuma e transferimit do të jetë në 15 milionë euro, ndërsa pritet konfirmimi nga të dyja klubet.
Kjo pa dyshim se do të jetë një lëvizje e mirë për Rashicën, pasi Burnley po rikthehet në Ligën Premier nën urdhrat e Vincent Kompanys, gjersa aty luan edhe Arijanet Muric.