12/26/2025 6:53:07 AM

Trajneri Ibish Thaçi, dy herë kampion i hendbollit në Austri

Duhet të lexoni

Ibish Thaçi ka vite që punon si trajner i ekipit kampion në Bundesligën e Hendbollit, në Austri,  UHK Krems. Është pikërisht ai, i cili dy vjetët e fundit e udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion.

Ibish Thaçi ishte 7 vjeç kur bashkë me familjen emigruan në Austri. Me hendbollin ai nisi të merrej vetëm dy vjet më vonë, kur u bë pjesë e ekipit të St.Pölten.

Trajneri Thaçi për albinfo.at tregoi arsyet pse e zgjodhi pikërisht këtë sport si të ardhmen e tij.

“Me hendboll kam filluar qysh në moshën 9-vjeçare, në ekipin e qytetit të St.Pölten. Si 14-vjeçar jam regjistruar në shkollën e sportit, ku si lëndë kryesore sportive zgjodha hendbollin. Arsyeja pse e kam zgjedhur hendbollin është se ai është një sport dinamik, shumë i shpejtë dhe atletik. Me ekipin e juniorëve kemi fituar shumë tituj. Për mua si i ri ishte shumë e rëndësishme edhe pjesëmarrja në ekipin e kombëtares austriake për juniorët”, rrëfeu trajneri Thaçi.

Pas shumë viteve karrierë si lojtar i shkëlqyeshëm i hendbollit për St.Pölten, Thaçi bëhet edhe trajner i ekipit të përmendur. Sukseset e tij me ekipin ku e ndërtoi karrierën, bëjnë që trajneri të kalojë në “UHK Krems”, ekip kampion disa-vjeçar në hendboll.

Në vitin 2019, “UHK Krems”, nën drejtimin e Thaçit, bëhet kampion i Bundesligës së Austrisë, për të vazhduar me të njëjtin sukses edhe në vitin 2022. Më 4 qershor të këtij viti, Thaçi e bën “UHK Krems” sërish kampion të Austrisë.

FOTO: ALBINFO

“Karrierën time si hendbollist e kujtoj me shumë kënaqësi. Kam luajtur për ekipet më të mira austriake. Kam pasur lëndime të ndryshme, por jam krenar ku jam sot. Në karrierën time kam pasur suksese të shumta, por më të veçanta për mua janë fitimi i kupës së Austrisë dhe titulli Kampion i Ligës së Austrisë, si dhe pjesëmarrja në Kombëtaren e Austrisë. Sukseset e mia si trajner janë kampion i ligës austriake me ekipin “UHK Krems” në vitin 2019 dhe sërish kampion në vitin 2022”, ka thënë trajneri.

Edhe pse karrierën e tij e ndërtoi në Austri, trajneri Thaçi shpreh dëshirën dhe vullnetin që të kontribuojë për hendbollin në Kosovë. Ai tha se me kënaqësinë më të madhe do ta drejtonte Përfaqësuesen e Kosovës, nëse kjo do t`i kërkohej në të ardhmen.

Megjithatë, Thaçi ka thënë se udhëheqja e tanishme e ekipit përfaqësues të shtetit, përbëhet nga njerëz kompetent, të cilët e kryejnë punën e tyre me përkushtim.

“Prej vitesh jam në kontakte të rregullta me Izet Gjinovcin dhe Ilir Bytyqin. Përsa i përket Përfaqësueses së Kosovës, do të isha shumë i kënaqur të jem udhëheqës i saj në të ardhmen. Por, për momentin Kombëtarja e Kosovës e ka një trajner shumë kompetent, Bujar Qamilin, i cili po bën një punë shumë të mirë”, ka thënë ai./Katror.info

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate