12/23/2025 2:16:17 AM

Presidentja Osmani në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2022 nga KOK-u: Mbrëmë, në mesin e yjeve të sportit

Duhet të lexoni

Distria Krasniqi dhe Shpetim Bajoku kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2022, të organizuar mbrëmë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Xhudistja Krasniqi u shpall “Sportistja e Vitit”, çmim ky të cilin e fitoi për herë të tretë radhazi, ndërsa boksieri Bajoku “Sportist i Vitit”, përcjell FrontOnline.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në rrjetin social “Facebook”, ajo ka publikuar pamje nga ky event ku shihet bashkë me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier dhe sportistët, teksa ka shkruar: “Mbrëmë, në mesin e yjeve të sportit”.

Distria gjatë vitit të kaluar, fitoi medaljen e bronztë të botës, të bronztën e Evropës, të artën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 dhe medalje tjera në gara të mëdha. Në fjalën hapëse, presidenti i KOK-ut vlerësoi lartë të arriturat e sportistëve tanë gjatë vitit 2022, ndërsa foli edhe për mbështetjen që po rritet nga KOK-u për sportistët dhe trajnerët, e që qëllim të përbashkët kanë Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ceremoninë e nderoi edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila çmoi të arriturat e sportistëve tanë, të cilët tha se po e përfaqësojnë më së miri vendin tonë, duke lartësuar flamurin tonë.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Daulina Osmani, duke vlerësuar rezultatet e arritura, foli edhe për mbështetjen e re që MKRS do ta bëjë për sportistët drejt LO Paris 2924. Bajoku ishte medalist i bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Për herë të shtatë radhazi, trajneri i xhudos, Driton Kuka, u shpall “Trajner i Vitit”.

Futbollistit të Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas së Spanjës, Vedat Muriqi, i takoi “Çmimi Special”, tek meshkujt, ndërsa boksieres Donjeta Sadiku i takoi “Çmimi Special” tek femrat. Kombëtarja A e futbollit fitoi çmimin “Kombëtarja e Vitit” tek meshkujt, ndërsa ky epitet, por tek femrat, i takoi Kombëtares A të Hendbollit.

“Shpresa Olimpike” për meshkujt u zgjedh Dardan Cena (xhudo) dhe për vajza Kiana Kryeziu (skitari). Në nderim të punës dhe veprës për kontributin e dhënë në sport, u nderuan tre gazetarët e sportit, tashmë në pension: Agim Kasapolli, Xhavit Kajtazi e Azem Brovina.

KOK nderoi edhe Shoqatën e Kosovës për Kërkim Shpëtim, për misionin humanitar në Turqi, pas tërmetit tragjik që goditi këtë vend, si dhe ekipin e mundjes, që i shpëtuan kësaj fatkeqësije.

Ceremonia u përcoll edhe me pika artistike nga Filharmonia e Kosovës Prezentë ishin edhe kampionja olimpike, Nora Gjakova, ambasadorët e vendeve të SHBA-së, Hungarisë e Kroacisë, personalitete tjera nga sporti, drejtues federatash e ish-sportistë./FrontOnline/

 

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate