Pas mbrëmjes së djeshme plot spektakël, edhe sonte Liga e Kampionëve vazhdon me dy ndeshje.
Në kuadër të fazës së eliminimit direkt, sonte luhen edhe dy ndeshje.
Kryendeshja e sotme zhvillohet në stadiumin “San Siro” në Milano.
Interi është nikoqir i Portos me fillim nga ora 21:00. Nga i njejti orar luhet edhe ndeshja tjetër në “Red Bull Arena”.
Leipzigu është nikoqir i kampionit të Anglisë, Manchester City.