Real Madridi e ka dëshmuar edhe një herë sonte se pse është kampion në fuqi dhe klubi më i trofeshëm në Evropë.
Skuadra e Carlo Ancelottit tashmë e ka kryer gjysmën e punës në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Në “Anfield”, Real Madridi “demoloi” Liverpoolin me rezultat 2:5.
Fillimisht ishte Liverpooli që shënoi dy gola të shpejtë përmes Nunezit (‘4) dhe Salahut (’14). Më pas, nisi magjia madrilene.
Në pjesën e parë, madrilenët barazuan shifrat përmes dygolëshit të Vinicius Juniorit në minutat ’21 dhe ’36.
Kurse, në pjesën e dytë, Militao (’47) dhe Benzema (’55,’67) e përmbysën Liverpoolit para ndeshjes së kthimit që luhet në Madrid në fillim të muajit mars.
Në ndeshjen tjetër, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani me Napolin e tij kanë shënuar fitore të pastër në udhëtim tek Eintracht Frankfurti me rezultat 0:2.
Osimhen (’40) dhe Di Lorenzo (’65) i shënuan golat e fitores për skuadrën e Luciano Spallettit