12/28/2025 1:22:14 AM

Klopp në udhëkryq: Moment i vështirë, jam shumë emocional, ja e ardhmja ime

Duhet të lexoni

Në prag të ndeshjes së sotme në Premier League ndaj Everton, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, u shpreh se është 100% i përkushtuar ndaj skuadrës pavarësisht rezultateve jo të mira. Ai u shpreh se edhe më herët në karrierën e tij ka kaluar të tilla situata delikate dhe se nuk mendon për largimin nga “reds”.

“Nuk do të largohem dhe nuk mund të shkoj asgjëkundi, pasi kam shumë përgjegjësi për detyrën që jam duke kryer. Këto janë momente të vështira dhe nuk më pëlqen kjo situatë. Ky klub është kaq i veçantë sepse ne besojmë në çdo gjë. Nëse njerëzit besojnë tek unë, atëherë ne mund ta kalojmë këtë së bashku, sepse pas stuhisë vjen gjithnjë kohë e mirë”, tha Klopp.

“Ndoshta kohët e vështira janë paksa të gjata në këto momente dhe kjo e bën vërtet të vështirë sezonin, por nuk mendoj për largime. Unë jam këtu, 100% i përkushtuar. E kam thënë edhe më parë, nëse fitojmë, ndihem sikur jam pjesë e saj, por nëse humbim, ndihem 100% përgjegjës. Unë kam qenë gjithmonë kështu, kështu që mund ta imagjinoni sa e madhe është përgjegjësia”, tha Klopp.

“Ne do të bëjmë absolutisht gjithçka për ta kaluar këtë dhe për t’u përgatitur për një të ardhme pozitive përsëri. Duhet të jemi të qetë dhe të zgjuar dhe t’i bëjmë gjërat në momentin e duhur. Është një moment ku jam shumë emocional, por jam plotësisht i qartë dhe mund të bëj punën që kam bërë gjithmonë. Kam mjaft përvojë për të ditur se mund ta kalojmë këtë”, u shpreh Klopp.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate