Napoli vazhdon të shkëlqej në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka mposhtur Cremonesen me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së 22-të të Serie A.
Golat për Napolin i shënuan Kvaratskheia (22’), Osimhen (65’) dhe Elmas (79’).
Në këtë fitore kontribuoi edhe Amir Rrahmani i cili luajti për 90 minuta duke dhënë garanci në mbrojtje.
Napoli me këtë fitore shkon në kuotën e 59 pikëve, plot 16 pikë më shumë se Interi që është në vendin e dytë.