Si po garojnë bizneset dhe krijuesit e përmbajtjes, për të përfituar nga platforma e videove që krijon varësi. Sa shqiptarë ka platforma dhe sa potencial ka TikTok për të qenë fitimprurës, duke siguruar edhe një burim të ardhurash për krijuesit kryesorë…
Çfarë po flitet për TikTok? Aplikacioni i medias sociale me video ka pushtuar botën. I përhapur kryesisht në mesin e gjeneratës Z (të lindurit e 1997 – 2012), TikTok po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm përtej bazës së tij të përdoruesve, për shkak të rëndësisë së memeve dhe tendencave të internetit, si dhe mënyrave në të cilat ai po ndryshon përmbajtjen e mediave sociale, përfitimin, viralitetin etj.
Story Item“Sa më mungon!” Letra emocionuese e vajzës së Ferdinand Radit, ditën e ndarjes së tij nga jeta
Story ItemMimozat e arta të Shqipërisë, pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë
Story ItemPse nuk mund të parashikohen tërmetet?
Story ItemPërplasje mes grupeve në Turqi, Austria dhe Gjermania pezullojë operacionet e shpëtimit
Story ItemArsyet se përse duhet të konsumoni bajame çdo mëngjes
Story Item“Revolucioni na thërret”, Berisha njofton protestën e radhës
Story ItemBënin “kërdinë” në Shkodër, në pranga 3 të mitur, autorë të 53 vjedhjeve
Story ItemShembja e ndërtesave nga tërmeti, lëshohen 113 urdhër arreste në Turqi
Story ItemMinistri grek mbërrin në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, e pret me përqafime homologu Çavusoglu
Story ItemNë kërkim prej dy vitesh për kultivim kanabisi, arrestohet 34-vjeçari nga Fushë Kruja
Story Item“Luftë” për jetë, 35-vjeçari shpëtohet nga rrënojat në Turqi pas 149 orësh
Story ItemZgjidhet fituesi i Sanremos, ja kush do ta përfaqësojë Italinë në Eurovision
Si po e përdorin shqiptarët TikTok dhe si të fitoni para përmes platformës
Si po garojnë bizneset dhe krijuesit e përmbajtjes, për të përfituar nga platforma e videove që krijon varësi. Sa shqiptarë ka platforma dhe sa potencial ka TikTok për të qenë fitimprurës, duke siguruar edhe një burim të ardhurash për krijuesit kryesorë…
Çfarë po flitet për TikTok? Aplikacioni i medias sociale me video ka pushtuar botën. I përhapur kryesisht në mesin e gjeneratës Z (të lindurit e 1997 – 2012), TikTok po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm përtej bazës së tij të përdoruesve, për shkak të rëndësisë së memeve dhe tendencave të internetit, si dhe mënyrave në të cilat ai po ndryshon përmbajtjen e mediave sociale, përfitimin, viralitetin etj.
Ajo që ndodh me TikTok do të mbetet, me gjasa, në historinë e botës dixhitale, histori e cila do të na ndihmojë të kuptojmë se si do të zhvillohet ekonomia botërore gjatë 30 viteve të ardhshme.
Kjo s’ka të bëjë vetëm me rivalitetin global midis SHBA dhe Kinës, natyrisht, por përtej kësaj, për ndërveprimin midis teknologjisë dhe sjelljes njerëzore, për betejën midis etikes dhe jo etikës, për lindjen e profesioneve të reja, ndryshimet e strukturës së marketingut globalisht.
Duke qenë se varësia mes nesh dhe telefonave tanë është më e madhe se kurrë, ekziston një shans i vogël të mos keni dëgjuar për TikTok. Nëse nuk e njihni, TikTok është një platformë e mediave sociale që përdor një format të shkurtër video së bashku me një homepage që disi ju tregon gjithmonë saktësisht atë që dëshironi të shihni.
Për këtë arsye, aplikacioni është tepër problematik dhe paraqet disa nivele shqetësuese të angazhimit, me 1.1 miliardë përdorues aktivë mujorë që kalojnë mesatarisht 52 minuta në ditë.
Për ta vlerësuar më tej këtë, ai ishte aplikacioni më i shkarkuar për dy vite radhazi (2020 dhe 2021) dhe ka përqindjet më të larta të angazhimit për postim nga çdo konkurrent tjetër i mediave sociale.
Dominimi që ka në këtë treg ka lënë në hije shpejt fuqitë si Instagram dhe Facebook. Kjo ka krijuar një vlerë të madhe ekonomike për markat, me aftësinë e tyre për të angazhuar klientët potencialë në një nivel maksimal të të gjitha kohërave. Pyetja që shtrohet është: si e kanë bërë këtë?
Ndikimi ekonomik i TikTok është i dyfishtë: së pari, algoritmi i tij kap kërkesën për të vlerësuar videot e njohura, më pas i tregon ato te një audiencë përkatëse që e shijon atë përmbajtje.
Së dyti, mundëson ‘tregtimin’ e produkteve në masë nëse prodhuesit krijojnë përmbajtjen e duhur, duke ulur ndjeshëm barrierat e bizneseve për të konkurruar. Bie fjala, në rast se ke klikuar dy herë një video me veshje fëmijësh, probabiliteti që të të dalin në homepage produkte të njëjta është shumë i lartë.
Varësia ndaj TikTok mund t’i atribuohet algoritmit të tij, i cili u jep përdoruesve përmbajtjen që ata duan të shohin më shumë. Kjo pjesë e kodit është një nga informacionet më konfidenciale dhe më të kërkuara në botë.
Gjigantë të tjerë të mediave sociale, si Facebook dhe Instagram, kryesisht u tregojnë përdoruesve të tyre përmbajtje nga krijuesit që tashmë po ndjekin, duke reduktuar ndjeshëm faktorin e ri dhe emocionues.
Anasjelltas, përdoruesve të TikTok u tregohen përmbajtjet që klikohen më shumë, edhe në rast se nuk e ndjekin përdoruesin. Nëse ju pëlqejnë të shihni përmbajtje me ushtrime në palestër dhe fitnesi, sigurisht që do t’ju rekomandohen video stërvitje, këshilla diete etj.
Tomi Kallanxhi, ekspert IT, pohon se algoritmi i TikTok funksionon si një sitë për të gjetur videot më tërheqëse.
“Nëpërmjet algoritmit, ata zgjedhin se cilat video bëhen virale bazuar në disa karakteristika. Kur ngarkohet një video, ata do t’ia tregojnë atë një numri të vogël përdoruesish dhe do të vlerësojnë se si ndërveprojnë me të. Nëse videoja krenohet me një shkallë të lartë angazhimi përmes pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve, ato do të rrisin qarkullimin e videos.

Nëse videoja nuk arrin të angazhojë shumë njerëz, ajo thjesht do të ngecë me pak ose aspak shikime. Këto metrika identifikojnë se cilat video ofrojnë dobi të lartë dhe sinjalizojnë për TikTok se kjo video do t’i mbajë përdoruesit të fiksuar.
Merrni si shembull Khabby Lame. Një emigrant në Itali i cili u bë viral për videot me situata qesharake dhe është bërë ylli më i madh i TikTok. Aplikacioni ka pranuar që kjo lloj media është shumë e kërkuar dhe e shpërndan atë në miliona faqe ‘për ju’. Këtu, lindin mundësitë dhe përfitimet për krijuesit e përmbajtjes” – thotë z. Kallanxhi.
Tiktok-erët shqiptarë
Nëse krijuesit e përmbajtjes në rrjetet e tjera sociale quhen “influencer” apo “bloger”, ata në TikTok quhen “tiktok-er”. Ky është vetëm një nga shumë ndryshime që ka kjo platformë nga rivalët e tij Facebook apo Instagram.
Valer Pinderi, një ndër përdoruesit shqiptarë aktivë të kësaj platforme, thotë për “Monitor” se ka paragjykime të “padrejta” mbi TikTok. Sipas tij, TikTok është një platformë me shumë potencial.
“TikTok, brenda një viti, arriti 1 miliard përdorues, ndryshe nga Instagram dhe Facebook. Ka ndryshime mes tyre se si u shfaqet përmbajtja përdoruesve. Deri më sot, gjithçka shikoje në rrjete sociale, ndikohej nga cili ndjek.
Ndërsa TikTok punon me përmbajtjen që ti klikon. Ka rrëmbyer dyfishin e Instagram në kohën që kalon një përdorues. Në Shqipëri ajo që vura re unë si sipërmarrës e trajnues, është se të rinjtë kalojnë 8-12 orë në rrjete sociale. Mund ta them pa frikë se tashmë rrjetet sociale janë media e katërt”, – thotë z. Pinderi.
Në vijim, sipas vëzhgimit të tij, krijuesit e përmbajtjes në Shqipëri janë ende amatorë, krahasuar me përdoruesit.
“Ata që hapin një profil në TikTok p.sh., nuk e vlerësojnë siç duhet. E nënvlerësojnë. Ndërkohë kjo platformë ka aq shumë potencial që p.sh. krijuesit e huaj e kanë kuptuar dhe krijojnë përmbajtje unike, interesante etj. Aktualisht, kam punësuar 8 persona nga TikTok”- thotë ai.
I pyetur ne rast se edhe Instagram po shndërrohet në Facebook-un e dikurshëm, ai shton se po shohim historinë të përsëritet: influencuesit e blogerët do jenë të fortë në Tiktok, më shumë se sa në Instagram, për shkak të numrit më të madh të përdoruesve.
“Për momentin nuk janë niveli i duhur, se janë të parët që po e eksplorojnë. Duhet konsideruar edhe kjo gjë: Përmbajtja e videos do më shumë kohë dhe punë se sa fotoja e Instagram, duhet të mësojnë video vertikale, të gjithë kompanitë duhet të mësojnë këtë”
Më tej, z. Pinderi shton se kompanitë e bizneset shqiptare janë skeptike për këtë platformë, janë më shumë të fokusuara tek Instagram, por duhet marrë në konsideratë se përmbajtja do të lidhet me interesin e përdoruesit.
“Sa më shpejt ta nisin, aq më shumë mund të rriten. Ekziston mundësia edhe e mbylljes nga shtete të ndryshme për shkak të thyerjes së rregullave të privatësisë ose gjeopolitika që lidhen me vendin e krijuar, pra Kinën. Mbase kjo arsye i bën bizneset të hezitojnë që të kenë prani më të fortë në këtë platformë” – thotë z. Pinderi.
TikTok është shndërruar në një burim shumë të mirë të ardhurash. Personazhe të ndryshme të showbiz-it shqiptar prej kohësh janë shumë aktivë në këtë rrjet, ku përveç reklamave të ndryshme, mund të përfitojnë edhe thjesht përmes postimit të videove apo realizimit të Live-ve.
Modalitetet e monetizimit të atyre që në TikTok njihen si “gifts”, pra në shqip, përkthehet në shuma të mëdha parash.
Vlera e dhuratave në këtë rrjet social, varion nga 0 e deri në 500 dollarë, teksa dhurata më e shtrenjtë është “TikTok Universe”. Cilado të jetë shuma që artistët marrin, 50% të saj e fiton vetë rrjeti social në fjalë.
Këngëtarët shqiptarë nga videot Live, që (mund të) realizojnë çdo natë, përfitojnë mesatarisht një mijë euro në ditë, pa llogaritur përqindjen që merr TikTok-u. Bazuar në këtë llogari, rezulton se fitojnë qindra euro në ditë vetëm nga videot Live.
Fitimet

Mundësi për bizneset
Bizneset janë vazhdimisht në kërkim të tendencave në zhvillim për të tregtuar më mirë produktet e tyre. Fakti që ju nevojitet vetëm një telefon inteligjent dhe përmbajtje tërheqëse për t’u reklamuar miliona njerëzve është vërtet shkatërrues.
Kjo siguron një kthim shumë më të madh për firmat sesa pagesa e shumave monumentale për tabelat, reklamat e revistave dhe reklamat televizive. Në vend të kësaj, ata mund të paguajnë një krijues të vetëm përmbajtjeje, t’i dërgojnë një produkt dhe të krijojnë një fushatë shumë më tërheqëse dhe efektive.
Kjo ka prishur plotësisht status quo-në e kompanive që konkurrojnë me njëra-tjetrën, pasi firmat e vjetra që luftojnë me marketingun e mediave sociale janë tejkaluar nga ato që janë pioniere. Ajo ka hapur rrugën për firmat e epokës së re, që po kalojnë valën e tregtisë elektronike TikTok të marketingut organik; ata që kanë zgjedhur ta injorojnë po mbeten në hije.
Kompanitë kanë potencialin të prishin tregjet e tyre konkurruese nëse mund të përdorin në mënyrë efektive videot virale që shfaqin produktet e tyre. Pavarësisht nëse jeni adhurues i TikTok apo jo, ndikimi i tij në ekonominë e sotme është i pamohueshëm.
Si gjenerohen të ardhura
Shkrova “Si të fitoj para” në shiritin e kërkimit të TikTok dhe thjesht pashë atë që doli. Videot e shfaqura për mua drejtohen nga algoritmi i faqes, i cili nuk është transparent, por besohet se i udhëzon përdoruesit drejt videove që janë të angazhuara, të pëlqyera dhe të shpërndara gjerësisht.
Videoja e parë që pashë kishte të bënte me një profil të ndjekur në këtë platformë të një të riu nga qyteti i Durrësit, i cili krahas profesionit të IT, ka një angazhim që i referohet mësimdhënies së të rinjve për botën dixhitale.
Msc Said Duleviç është një ndër llogaritë shqiptare që përdor platformën për shpërndarje informacionesh, promovime eventesh/trajnimesh. I pyetur se sa para fiton në rrjete sociale, ai shkurtimisht tregon balancën në TikTok, shuma e së cilës ishte 4 dollarë.
Rrjetet sociale në vetvete nuk të japin para për angazhimin, ndryshe nga kanalet e YouTube që mund të monetizohen për ndjekësit dhe shikimet. Ky nuk është qëllimi se pse unë jam aktiv në TikTok. Vizioni dhe qëllimi im është të jem vetvetja, të jap këshilla mbi përvojën time dhe sipërmarrjen që kam, si dhe të ndihmoj.
Nuk jam si shumica që qëllim kryesor kanë të fitojnë para. Ka shumë profile shqiptare që e kanë çuar profilin e tyre në 50 mijë ndjekës e më lart dhe kur kanë parë që paratë nuk fitohen nga thjesht të pasurit një profil, e kanë lënë.
Platforma TikTok, por edhe Instagram, kërkon vazhdimësi dhe ata që duan ta monetizojnë, kanë mundësi ta bëjnë këtë nëpërmjet bashkëpunimeve me markat, ose live videos që së fundmi janë burim të ardhurash në TikTok”- thotë z. Duleviç.
Se cilat janë mundësitë për të fituar para në TikTok, z. Duleviç thotë se ka disa.
“Bashkohuni me Fondin e Krijuesit TikTok. Shisni mallra te fansat tuaj. Bëni live dhe mblidhni dhurata virtuale. Bashkëpunoni me influencues ose marka të tjera në tregun e krijuesve të TikTok. Krijoni reklama në partneritet me menaxherin e reklamave TikTok.
Projektet Crowdfund, duke mbledhur donacione nga fansat. Këto janë disa nga mundësitë”, – thotë ai, duke përmendur edhe një të fundit, atë të ofrimit të abonimeve për fansat.