9/18/2025 7:51:14 PM

Ke probleme me mbipeshën? Hiq dorë nga këto pesë zakone të përditshmërisë

Duhet të lexoni

Kohët e fundit nuk ke ngrënë në fast food, nuk ke ngrënë as ëmbëlsira me shpresën se do të bije disi në peshë, por ato kilet e tepërta në peshore duket sikur nuk heqin dorë lehtë nga trupi yt. Por jo gjithçka varet vetëm nga ushqimi. Shumica e njerëzve nuk e vë re se disa nga zakonet e përditshme, mund të ndikojnë në shtimin në peshë. Në këtë artikull do të lexoni mbi pesë zakonet e rutinës së përditshme, nga të cilat duhet të hiqni dorë, nëse doni të keni një trup në peshën ideale.

Sasia e orëve të gjumit.

Nëse fle pak orë gjumë, trupi prodhon kortizol, një hormone stresi që shton oreksin. Ndërkohë, edhe të flesh shumë orë gjumë, nuk bën mirë për shëndetin. Sipas një studimi të huaj, të flesh mbi 10 orë gjumë, ndikon në rritjen e masës trupore. Nuk ka gjë për t’u habitur, sepse jo më kot mjekët rekomandojnë 7-9 orë gjumë çdo natë. Kjo është sasia e nevojshme e orëve të gjumit për të mbajtur peshën e duhur trupore.

Pra, nëse çdo natë flini më pak se 7 orë, ose më shumë se 10 orë, keni më shumë mundësi të shtoni disa kile të padëshirueshme. Nuk ka rëndësi se sa aktivitet fizik bëni, apo se sa vëmendje i kushtoni ushqyerjes. Nëse ju flini më tepër, ose më pak orë gjumë, ju jeni më të predispozuar të shtoni në peshë.

Vishesh dhe bëhesh gati në errësirë.

Ngrije grilën e dritares, ose hapi perdet në mënyrë që drita e diellit të bjerë në dhomën tënde të gjumit. Sipas një studimi të publikuar në revistën “PLOS Onë”, thuhet se rrezet e diellit që herët në mëngjes stimulojnë metabolizmin dhe e ndihmojnë trupin të zgjohet. Zgjojeni metabolizmin tuaj çdo mëngjes duke hapur grilat e dritareve. Do ta vini re se do të ndiheni shumë shpejt në formë dhe plot me energji.

Mund të duket e pabesueshme se si një gjë e tillë mund të ndikojë në shëndet, por përpiquni të zbatoni çdo gjë që ju thonë studimet shkencore për të mbajtur peshën tuaj nën kontroll. Duke përshpejtuar metabolizmin tuaj menjëherë pas zgjimit, ju kontribuoni në mbajtjen normale të peshës suaj.

Nuk e rregullon krevatin.

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sipas një studimi të “US National Sleep Foundation”, është thënë se personat që nuk e rregullonin shtratin e tyre, kishin më shumë mundësi të flinin sërish, edhe pasi bëheshin gati. Gjumi i shëndetshëm vërtet ndikon në një peshë optimale, por siç e thamë, më shumë gjumë do të thotë më shumë kilogramë peshë. Nëse doni ta mbani peshën nën kontroll, përgatiteni sapo zgjoheni shtratin tuaj që të mos keni dëshirë të shtriheni për të fjetur sërish.

Harron të peshohesh në mënyrë të rregullt.

Kërkuesit e universitetit “Cornell” kanë treguar se peshimi i rregullt, minimalisht një herë në javë, i ndihmon shumë njerëzit të bien në peshë. Momenti më i mirë për t’u peshuar, është mëngjesi pasi keni ngrënë apo keni pirë diçka. Nëse je duke kërkuar të biesh në peshë, peshohu në mëngjes dhe mendo për çdo gjë me shumë kalori që ke ngrënë ditët pas peshimit më të fundit. Nëse ke shtuar në peshë, eliminoji ato ushqime nga dieta. Nëse ke rënë në peshë, vazhdo me të njëjtën dietë.

Nuk ha mjaftueshëm ushqim për mëngjes.

Kërkuesit e universitetit “Tel Aviv” ngulin këmbë se duhet të konsumohet një mëngjes sa më i shëndetshëm. Në fakt, një mëngjes me rreth 600 kalori proteina, karbohidrate dhe pak drithëra do t’ju bëjë më të lumtur të ndiqni programin tuaj dietetic të përditshëm. Mëngjesi duhet të jetë vakti më i rëndësishëm i gjithë ditës. Vakti i mëngjesit na furnizon me energji fizike dhe mendore për ta përballuar sa më mirë ditën. Nëse nuk e konsumoni vaktin e mëngjesit, dijeni po bëni gjënë e gabuar për të rënë në peshë. Përkundrazi, do të shtoni akoma më tepër në peshë. Por, edhe nëse e konsumoni vaktin e parë të ditës, përpiquni të merrni ushqime të shëndetshme, jo ta teproni me kaloritë. Çdo gjë në masën e duhur dhe keni për të parë rezultate pozitive tek vetja juaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate