Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës, raporton FrontOnline
Dje (e shtune), nisi stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi fitoi në udhëtim te Drenica 0:1, Gjilani dhe Ferizaj barazuan pa gola, teksa Ballkani kreu detyrën ndaj Malishevës duke fituar 2:4.
Ndërkaq, sot, do të kemi dy përballje tejet interesante.
Dukagjini do ta presë Prishtinën në Klinë, teksa Trepça ’89 luan si nikoqir i Dritës.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.