9/19/2025 6:20:41 AM

Superliga e Kosovës rikthehet, sot në orar janë tri ndeshje

Duhet të lexoni

Pas një pauze prej më shumë se dy muajsh, klubet e Superligës së Kosovës do t’i rikthehen nesër fushave të gjelbra, për ta vazhduar rrugëtimin e tyre drejt objektivave që i kanë për sezonin aktual.

Këtë pauzë ndërmjet dy stinorëve skuadrat e shfrytëzuan për të realizuar përgatitjet e nevojshme brenda dhe jashtë vendit, si dhe për të përforcuar ekipet, transmeton lajmi.net.

Kampioni” i stinorit dimëror ishte Drita që renditet në vendin e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe kampioni aktual Ballkani në vendin e dytë, por që të dy skuadrat i dallon diferenca e golave.

Ndërkaq, Ballkani do ta ketë mundësinë që të rrëmbejë kreun e tabelës nesër, nëse regjistron fitore si mysafirë ndaj Malishevës.

Po ashtu, aksionit nesër i rikthehet edhe skuadra e Tahir Batatinës, KF Llapi, ku zhvillon ndeshje ndaj Drenicës.

Përveç këtyre dy ndeshjeve do të zhvillohet edhe përballja interesante mes Gjilanit dhe skuadrës së Ferizaj.

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara deri tani, Drita zë vendin e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Prishtina dhe Gjilani me nga 27 pikë.

Dukagjini renditet në vendin e pestë me 22 pikë të arkëtuara, kurse Llapi (6) e Drenica (7) pozicionohen në pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 20 pikë.

Në tri vendet e fundit të tabelës gjenden Malisheva dhe Trepça ’89 me nga 19 pikë, kurse vendin e fundit, respektivisht vendin e 10 e okupon Ferizaj me vetëm 13 pikë të arkëtuara.

Ndeshjet e nesërme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

13:00 Drenica – KF Llapi

13:00 Gjilani – Ferizaj

13:00 Malisheva – FC Ballkani


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate