9/22/2025 10:12:48 AM

"Bomba" nga Spanja: Uzuni drejt klubit të njohur të La Ligës, bëhet gati parakontrata

Duhet të lexoni

Bomba nga Spanja. Myrto Uzuni, drejt Valencias. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është afër parakontratës me klubin e La Ligës. Paraqitjet e shkëlqyera në Kategorinë e Dytë spanjolle dhe 15 golat e shënuar deri tani me Granadën, kanë bërë që klubi me emër në elitën e Spanjës, të prenotojë Uzunin që përpara merkatos së verës dhe sezonin e ri beratasi të kalojë në “Mestaja”.

Vetëm dje janë zbuluar edhe klauzolat që klubi aktual i ka vendosur yllit kuqezi. Uzuni është nën kontratë me Granadën deri në vitin 2026 dhe atij i janë vendosur dy klauzola. Gjithçka varet se si do ta përfundojë sezonin klubi.

Nëse Granada do të dështojë ngjitjen në La Liga, për sulmuesin duhet të paguhen 12 milionë euro, por nëse klubi promovohet një kategori më lart, atëherë në arkat e klubit duhet të derdhen 25 milionë euro.

UZUNI-KAJEHON, MË PRODUKTIVËT NË EUROPË 

Granada ka Uzunin dhe Kajehon në skuadrën e saj, dy futbollistë që janë yjet e momentit në luftën për një ngjitje të drejtpërdrejtë në La Liga, falë prodhimit të jashtëzakonshëm sulmues, siç e demonstruan sërish ndaj Andorrës dhe në fitoren e parë jashtë fushe pas pothuajse gjashtë muajsh, ndaj Vijarreal B, duke marrë pjesë direkt në 29 nga 32 golat e shënuar nga skuadra e Pako Lopesit.

Dhe kjo është se ky partneritet i pakufizuar mes anësorit shqiptar dhe sulmuesit veteran Kahejon ka gjeneruar tashmë 29 gola për ekipin e Granadës, mes golave (15 për Uzunin dhe 4 për Kajehon) dhe asistimeve (2 për Myrton dhe 8 për Hozenë), duke tejkaluar prodhimin e dysheve të tjera, si ato të formuara nga Levandovski dhe Dembele, të cilët kanë marrë pjesë në 28 gola për Barçën, ose ai i Arsenalit, lider i Premier Ligës, me Odegard dhe Saka (27 gola) dhe disa dyshe të tjera si Musiala-Gnabri apo Benzema-Vinicius, që kanë gjeneruar më pak gola se Uzuni-Kajehon. Spanjolli ka krijuar një simbiozë të madhe me sulmuesin e Kombëtares shqiptare në fushë, duke u kuptuar vetëm me një shikim, diçka thelbësore për të thyer mbrojtjen e kundërshtarit.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate