7/12/2025 7:13:04 AM

‘Trajner karizmatik’, Tovërlani: Kjo ishte prapaskena interesante nga marrëveshja e Prishtinës me ‘Ciro’ Blazevic

Duhet të lexoni

Miroslav ‘Ciro’ Blazevic do të mbahet mend gjatë për periudhën e tij të shkurtë te skuadra e Prishtinës. Trajneri legjendar kroat, i cili ndërroi jetë sot, i kishte impresionuar të gjithë futbollistët e gjeneratës së artë të bardhë e kaltërve, transmeton Gazeta Metro.

Një nga të impresionuarit është edhe trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani.

Tani përzgjedhësi i Kosovës U21 gjatë Kampionatit Botëror në emisionin ‘Dueli Botëror’ në RTV Dukagjini kishte zbuluar prapaskena interesante rreth të ndjerit.

Tovërlanit iu kishte kujtuar Blazevic, pasi atë ditë Kroacia mposhti Marokun (2-1) dhe zuri vendin e tretë në Kupën e Botës. Fitoren përzgjedhësi kroat Zlatko Dalic ia dedikoi Blazevic’it.

Tovërlani thoshte se legjenda kroate kishte qenë një trajner karizmatik, ku përmendte një rast para një ndeshje atë kohë shumë të rëndësishme kundër skuadrës kroate Osijek.

”Trajner karizmatik, domethënë një trajner që shumë më tepër ka ana psikologjike se sa nga ana profesionale në futboll. Tre muaj ka qëndruar në Prishtinë prej marsit deri në qershor të vitit 1985 dhe më kujtohet një ndeshje kur luajtëm në Osijek. Ne luftonim për mos me ra prej ligës së parë të ish-Jugosllavisë dhe në mëngjes shkruante gazeta sportive në gjuhën kroate se ata janë ‘ujqërit’ për Osijekun.”

”Mirëpo, kur hyri në zhveshtore të mbajë mbledhjen para se të dalim në fushë ia nisi me atë tonin e tij të lartë: ”Këta janë ujqërit, nëse këta janë ujqërit ne jemi ujqërit e uritur. Pse janë krejt kundër plisave të bardhë.” Dhe në atë mënyrë filloi të ngrit adrenalinën dhe tensionin. Atë ndeshje humbëm 2-1 me një padrejtësi të madhe…., por megjithatë ndeshjen e fundit e fitoi Prishtina 1-0 në Rijekë dhe me Ciron shpëtuam pa rënë prej ligës,” kishte thënë ai.

Blazevic para se të emërohej trajner i Prishtinës kishte udhëhequr skuadrën zvicerane Grasshopper.

Ndërkaq, Tovërlani kishte zbuluar se si personat që kishin udhëtuar në Zvicër për ta sjellë kroatin në Prishtinë nuk kishin pasur të holla të mjaftueshme.

”Prishtina kur ka shkuar ta marrë nga Zvicra për ta sjellë në Prishtinë, këta që kanë udhëtuar për ta marrë Ciro Blazevic as paret e biletave nuk i kanë pasur dhe ju kanë thënë qysh keni me ardh me marrë Ciron as paret e biletat si keni në xhep dhe ata i kanë thënë se krejt në Prishtinë t’i japim sepse këta kanë shkuar fillimisht vetëm të flasin,” kishte thënë ai.

Blazevic gjatë karrierës së tij ka qenë trajner i shumë skuadrave, por suksesi më i madh i tij llogaritet në 1998 ku me Kroacinë kishte arritur të pozicionohet në vendin e tretë në Kupën e Botës në Francë.

Ndërkaq, në nivel klubesh me Dinamo Zagreb kishte korrur sukseset më të mëdha. /gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate