Eyüp Türkaslan (28 vjec) nuk ia doli! Ai nderroi jete nën rrënojat e ndërtesës që u shemb nga tërmeti i dhunshëm që tronditi Turqinë dhe Sirine duke shkaktuar mijëra viktima. “Ata gjetën telefonin, por jo atë,” pranoi shoku i skuadrës Mert Mirac Altintas.
Gruaja dhe vajza e tij u shpëtuan një ditë më parë, portieri i Malatyaspor nuk ia doli dhe pas versionit që po jepet në media, klubi ka reaguar zyrtarisht me komunikate…
Burimet gazetareske turke raportojnë se vdekja e tij u deklarua nën grumbujt e mbeturinave dhe copave të ndërtesës, të shkatërruara dhe të thërrmuara nga tërmeti. Në Twitter-in e ish-futbollistit Hakan Sukur, i cili ka shpërndarë mesazhin e redaktuar nga klubi, përmban ngushëllimet dhe dhimbjen për tragjedinë:
“Zoti e mëshiroftë, i uroj të dashurve të tij gjithë forcën për të përballuar këtë fatkeqësi. Jam i tronditur nga gjithçka ka ndodhur, i pikëlluar nga humbja e një miku të dashur, vëllait tim”.
Yàlmaz Vural është trajneri i skuadrës që luan në kategorinë e dytë të kampionatit turk. Flet me një zë të thyer nga emocionet, në momente të tilla gjithçka është e vështirë. Është e vështirë edhe të marrësh frymë, të kuptosh që je gjallë.
Türkaslan ishte portieri i dytë i klubit dhe kishte luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon, trajneri rrëfeu për mediat se ishte i shkatërruar dhe i vinte thellësisht keq që lojtari kishte qenë i vetmi në ekip që nuk u largua nga qyteti. “U dhashë lojtarëve dy ditë pushim pas ndeshjes” pranoi Vural. “Shumë nuk ishin në Malatya. Vetëm portieri ynë i dytë, Ahmet Eyüp Türkaslan, ishte atje. Ata shpëtuan gruan e tij. Jam i shkatërruar”.
Ai që arriti të shpëtonte ishte mbrojtësi Baris Basdas, i cili u hodh nga ballkoni i shtëpisë për të mos u thithur nga rrëshqitja e dheut. Ai bëri një kërcim në boshllëk nga kati i dytë, siç konfirmoi agjenti i tij: ai shpëtoi me një dëmtim të rëndë në këmbë dhe pësoi disa lëndime në rënie. Por ai është i sigurt.
Selia e klubit është e vendosur në Malatya, një qendër që i përket rajonit të Anadollit Lindor, një nga zonat më të prekura nga lëkundjet me 7.7 dhe 7.8 gradë të shkallës Rihter. Vlerësimet për numrin e të vdekurve janë ende të përafërta duke marrë parasysh vështirësitë në kërkimin e të zhdukurve, në operacionet e shpëtimit dhe në gërmimin e asaj që ka mbetur nga ndërtesat e shembura.