12/17/2025 4:55:07 PM

Familja amerikane do të dëmshpërblehet me 301 miliardë dollarë – humbën dy anëtarë në një aksident komunikacioni

Duhet të lexoni

Një gjykatë në Teksas i ka dhënë dëmshpërblimin më të madh ndonjëherë një familjeje që humbi dy anëtarë si pasojë një shoferi të dehur. Ata do të kompensohen me 301 miliardë dollarë.

Shuma është simbolike, thonë avokatët e familjes, por madhësia mbresëlënëse e gjykimit ka për qëllim të dërgojë një mesazh për pasojat e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, raporton cnn.

Tamra Kay Kindred ishte duke u kthyer në shtëpi pasi mori mbesën e saj 16-vjeçare, Aujuni Tamay Anderson nga puna e saj në Cici’s Pizza më 12 nëntor të vitit 2017. Ajo po udhëtonte me veturë nëpër një kryqëzim në Corpus Christi, Teksas, kur një burrë kaloi në semafor të kuq dhe i goditi, sipas një ankese të paraqitur në vitin 2018.

Kindred dhe Anderson vdiqën në aksident, së bashku me shoferin tjetër të veturës, Joshua Delbosque, i cili ishte i dehur, transmeton Telegrafi.

Delbosque u largua nga lokali i dehur gjersa në gjak u konstatua se kishte 0,263 promilë të alkoolit, sipas një raporti toksikologjik. Në Teksas, njerëzit janë të dehur ligjërisht kur në gjak arrin 0.08 promil, sipas Departamentit të Transportit të Teksasit.

Pas një gjykimi të shkurtër që filloi të hënën, gjykata njoftoi se familja Kindred dhe Anderson duhet të dëmshpërblehen me mbi 301 miliardë dollarë, duke e bërë atë si kompensimin më të madh në historinë e SHBA-së.

Ndryshe, kujtojmë se shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë për një familje shkaku i aksidenteve tragjike ishte 150 miliardë dollarë në vitin 2011. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate