12/17/2025 3:09:03 PM

Rita Ora: Ngrirja e vezëve ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë

Duhet të lexoni

Rita Ora ka zbuluar se ngrirja e vezëve të saj ishte ‘gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë’ në një intervistë së fundmi.

 

Këngëtarja, 31 vjeçe, tregoi se do t’i pëlqente të kishte një familje të madhe, ndërsa po ashtu foli për romancën e saj me të dashurin, Taika Waititi, 46 vjeç, duke thënë se ajo “nuk priste të gjente dashuri” me të.

Rita e lindur në Kosovë ngriu vezët e saj në moshën 24 vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27 vjeçare pasi kërkoi këshillën e mjekut të saj.

Duke folur për The Independent, Rita shpjegoi për procesin dhe vendimmarrjen e saj, duke theksuar se do të donte të kishte një familje shumë të madhe, shkruan DailyMail.

“Mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse ndiejmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, a thënë Rita.

Ajo foli po ashtu për të dashurin e saj producent Taika, të cilin e takoi në Australi gjatë xhirimeve të The Voice në prill 2021

“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja atë”, tha ajo.

Ajo shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe ta ‘mbrojë atë’, përpara se të thotë se ka ndryshuar mënyrën se si shoqërohet tani në sytë e publikut.

“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha Ora.

Rita dhe Taika thuhet se po ecin me hapa të shpejt në marrëdhënien e tyre saqë kanë filluar të diskutojnë martesën, tha një burim për “New Idea” në gusht.

“Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, tha burimi i brendshëm.

“Të gjithë rreth tyre e minimizojnë atë si shaka flirte, por Rita padyshim shpreson se kjo është i vërtetë”, tha ky burim, duke shtuar se ylli i “Hot Right Now” është “absolutisht e fiksuar” pas të dashurit të saj.

Madje, Rita thuhet se ka filluar të bëjë shaka për martesën në një ceremoni kaliforniane, dhe më pas të festojë me një festë më të madhe në një datë të mëvonshme.

Taika ishte e martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por ata janë ndarë në vitin 2018. Dyshja kanë dy vajza.

Çifti i njohur, Rita dhe Taika bën debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” më 2 gusht.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate