Sot do të zhvillohen ndeshjet e radhës në Kupën e Kosovës.
Në kuadër të fazës 1/8 të finales, sot luhen katër sfida,.
Padyshim, kryendeshja e sotme luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Aty, Prishtina do të përballet me Dukagjinin e Klinës.
Ndërkaq, në tri ndeshjet tjera, Gjilani ndeshet me Vjosën, Behari me Prizrenin dhe Malisheva me Fushë Kosovën.
Ndryshe, këto ndeshje luhen nga ora 13:00.