7/15/2025 2:32:48 PM

Transferet më të shtrenjta të merkatos dimërore

Duhet të lexoni

fati dimëror i transferimeve ka përfunduar ndërsa Kupa e Botës FIFA në Katar dëshmoi se ishte një kompetecion i frytshëm për yjet e futbollit që shpresojnë të ndryshojnë klubet.

Klubet e famshme angleze shpenzuan një rekord prej 815 milionë funte (1 miliard dollarë) në afatin kalimtar të janarit.

Shpenzimet e tarifave të merkatos ishin pothuajse 40 për qind më të larta se rekordi i mëparshëm prej 611 milionë dollarësh në Premier Ligën angleze të vitit 2018.

Shpenzuesit më të mëdhenj të merkatos dimërore

      Klubi     Liga         Kostoja e tarifës së transferimit
 1     Chelsea     Premier         358 milionë dollarë
 2     Southampton     Premier         68 milionë dollarë
 3     Arsenal     Premier         65 milionë dollarë
 4     Bournemouth     Premier         61 milionë dollarë
 5     Newcastle United     Premier         53 milionë dollarë
 6     Liverpool     Premier         45 milionë dollarë
 7     Leeds United     Premier         44 milionë dollarë
 8     Olympique Marseille     Ligue 1         43 milionë dollarë
 9     Wolverhampton     Premier         41 milionë dollarë
 10     Leicester City     Premier         33 milionë dollarë
      Klubi     Liga         Kostoja e tarifës së transferimit
 1     Chelsea     Premier         358 milionë dollarë
 2     Southampton     Premier         68 milionë dollarë
 3     Arsenal     Premier         65 milionë dollarë
 4     Bournemouth     Premier         61 milionë dollarë
 5     Newcastle United     Premier         53 milionë dollarë
 6     Liverpool     Premier         45 milionë dollarë
 7     Leeds United     Premier         44 milionë dollarë
 8     Olympique Marseille     Ligue 1         43 milionë dollarë
 9     Wolverhampton     Premier         41 milionë dollarë
 10     Leicester City     Premier         33 milionë dollarë

Një vështrim i transfereve më të shtrenjta në të gjithë Evropën:

“Blutë” bënë një nga transferimet më të bujshme në futboll duke sjellë në radhët e tyre yllin e famshëm Enzo Fernandez nga Benfica.

US Government Advances $8B Alaska Oil Drilling Plan
Keep Watching

Mesfushori 22-vjeçar u largua nga Portugalia me një kontratë 3.5 vjeçare me vlerë 121 milionë euro (131 milionë dollarë).

Gjithashtu edhe kontrata afatgjate që tejkalon 100 milionë funte (123 milionë dollarë) për të cilën Manchester City pagoi për Jack Grealish nga Aston Villa, e cila konsiderohet marrëveshja më e madhe në historinë e futbollit britanik.

Fernandez, i cili më parë ka luajtur për River Plate, ishte pjesë kombëtares së Argjentinës në fitoren e Botërorit në Katar 2022.
Lojtari argjentinas është transferimi i nëntë i “të kaltërve” në afatin kalimtar të janarit, pasi më parë blenë David Datro Fofana, Joao Felix, Mykhaylo Mudryk, Benoit Badiashile, Andrey Santos, Noni Madueke, Malo Gusto dhe Gabriel Slonina.

Një nga futbollistët më të mirë të rinj botëror, anësori ukrainas Mykhailo Mudryk përfundoi transferimin e tij në Stamford Bridge nga Shakhtar Donetsk në një marrëveshje 3.5 vjeçare.

Shakhtar Donetsk mori 70 milionë euro (75 milionë dollarë) për lojtarin dhe 30 milionë euro të tjera janë parashikuar si pagesë bonus.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, pronari dhe presidenti i Shakhtar-it, Rinat Akhmetov publikoi një deklaratë në lidhje me transferimin e Mudryk, duke thënë se “Klubi do të ndajë 25 milionë dollarë për të ndihmuar ushtarët ukrainas dhe familjet e tyre”.

Mudryk shënoi 12 gola dhe bëri 17 asiste në 44 ndeshje për Shakhtar-in, ndërsa ka tetë paraqitje për kombëtaren e Ukrainës.

Anthony Gordon, Newcastle United

Të gjithë sytë do të jenë te Anthony Gordon pas transferimit të tij të bujshëm prej 45 milionë funtesh (55 milionë dollarë) te Newcastle United nga Evertoni.

Futbollisti 21-vjeçar tashmë është një anësor i talentuar i cili njihet si një sulmues i rrezikshëm.

Gordon, i cili u transferua në St. James Park me një kontratë afatgjate, pati 78 paraqitje për Toffees, duke shënuar shtatë gola.

Sipas Sky Sports, Gordon iu bashkua Newcastle-it në një kontratë 55 milionë dollarësh nga Toffees me një potencial shtesë prej 5 milionë funtesh (6.1 milionë dollarë).

Gakpo, një talent i PSV-së, bëri paraqitje për ekipin e parë të klubit holandez midis 2018 dhe 2022.

I lindur në Eindhoven, Gakpo fitoi titullin holandez në 2018 dhe Kupën e Holandës sezonin e kaluar.

Futbollisti 23-vjeçar luajti për Holandën në Kupën e Botës FIFA, duke shënuar tre gola në pesë ndeshje.

Liverpooli solli Cody Gakpo për një tarifë transferimi prej 46 dollarësh nga PSV, sipas Sky Sports.

Chelsea nënshkroi me mbrojtësin francez Benoit Badiashile nga Monaco për 43 milionë dollarë në një kontratë 7.5 vjeçare.

Mbrojtësi 21-vjeçar ka qenë pjesë e Ligue 1 në pesë sezonet e fundit dhe së fundmi bëri debutimin e tij për kombëtaren e Francës, pasi kishte përfaqësuar Les Bleus dy herë.

Badiashile mburrej me përvojë të konsiderueshme në Ligue 1, ku kaloi pesë sezone, duke shënuar gjashtë gola.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Chelsea. Jam shumë i emocionuar që filloj të luaj për këtë klub. Mezi pres të shoh tifozët dhe të filloj të luaj në ligën më të mirë në botë”, tha Badiashile pas ceremonisë së nënshkrimit.

Joao Cancelo u transferua te Bayern Munich në huazim deri në fund të sezonit nga Manchester City, me një opsion blerjeje prej 76 milionë dollarësh.

Mbrojtësi i djathtë 28-vjeçar e filloi karrierën e tij profesionale në Benfica dhe kishte kaluar në Valencia, Inter Milan dhe Juventus përpara se të bashkohej me Manchester City-n në vitin 2019.

Lojtari portugez ka 41 paraqitje për kombëtaren portugeze dhe fitoi Ligën e Kombeve të UEFA-s në vitin 2019.

10 transferet më të shtrenjta të afatit kalimtar dimëror

       Lojtari      Klubi i mëparshëm      Klubi aktual      Çmimi i transferimit
1      Enzo Fernandez      Benfica      Chelsea      131 milionë dollarë
2      Mykhailo Mudryk      Shakhtar Donetsk      Chelsea      75 milionë dollarë
3      Anthony Gordon      Everton      Newcastle United      55 milionë dollarë
4      Cody Gakpo      PSV      Liverpool      46 milionë dollarë
5      Benoit Badiashile      Monaco      Chelsea      43 milionë dollarë
6      Noni Madueke      PSV      Chelsea      38 milionë dollarë
7      Vitinha      Braga      Olympique Marseille      35 milionë dollarë
8      Malo Gusto      Olympique Lyon      Chelsea      32 milionë dollarë
9      Georginio Rutter      Hoffenheim      Leeds United      30 milionë dollarë
10      Jakub Kiwior      Spezia      Arsenal      27 milionë dollarë
       Kamaldeen Sulemana      Rennes      Southampton      27 milione doll
       Lojtari      Klubi i mëparshëm      Klubi aktual      Çmimi i transferimit
1      Enzo Fernandez      Benfica      Chelsea      131 milionë dollarë
2      Mykhailo Mudryk      Shakhtar Donetsk      Chelsea      75 milionë dollarë
3      Anthony Gordon      Everton      Newcastle United      55 milionë dollarë
4      Cody Gakpo      PSV      Liverpool      46 milionë dollarë
5      Benoit Badiashile      Monaco      Chelsea      43 milionë dollarë
6      Noni Madueke      PSV      Chelsea      38 milionë dollarë
7      Vitinha      Braga      Olympique Marseille      35 milionë dollarë
8      Malo Gusto      Olympique Lyon      Chelsea      32 milionë dollarë
9      Georginio Rutter      Hoffenheim      Leeds United      30 milionë dollarë
10      Jakub Kiwior      Spezia      Arsenal      27 milionë dollarë
       Kamaldeen Sulemana      Rennes      Southampton      27 milione doll


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate