11/13/2025 4:13:30 PM

Federata Angleze e Futbollit nis hetimet për ish-trajnerin e "Premier League", akuzohet se ngacmoi lojtaret femra

Duhet të lexoni

Federata Angleze e Futbollit (FA) po përballet me pyetje në lidhje me mbrojtjen e lojtareve të reja femra, pas akuzave tronditëse të bëra kundër një ish-trajneri të Aston Villas.

Jack Peel akuzohet për dërgimin e mesazheve të papërshtatshme për lojtaret e akademisë në disa klube të Superligës së Femrave, duke përfshirë një kërkesë për fotografi të zhveshura, gjatë kohës së tij si trajner i akademisë së femrave në klubin e Premier Ligës.

Peel u pezullua nga Aston Villa në shtator të vitit 2021, pasi klubi mori një ankesë për sjelljen e tij të supozuar nga një anëtar i skuadrës së parë dhe kryen një hetim të brendshëm.

27-vjeçari dha dorëheqjen ditën që do të merrte pjesë në një seancë disiplinore zyrtare të Aston Villas, por i mohon me forcë akuzat, duke i përshkruar ato si “të neveritshme” dhe “të pavërteta”.

Aston Villa gjithashtu e raportoi rastin në FA, por organi drejtues është akuzuar se nuk e ka hetuar çështjen siç duhet. Përveç zbulimit të akuzave kundër Peel, “Sportsmail” ka zbuluar se:

1. Peel nuk u intervistua zyrtarisht nga FA dhe vazhdoi të ishte i lidhur me një klub bazë në Tamworth, Dosthill Colts, për nëntë muaj pas largimit nga Villa.

Keep Watching

CDC Says to Stop Using EzriCare Artificial Tears Amid Reports of Infections and Death00:00/01:30

2. Disa nga vajzat adoleshente që ai dyshohet se i dërgoi mesazhe dhe prindërit e tyre nuk u kontaktuan kurrë nga FA.

3. PFA nuk ishte në dijeni të rastit derisa u kontaktua nga “Sportsmail” dhe po kërkon urgjentisht një takim me FA për të përcaktuar se çfarë mbështetje u është ofruar lojtareve, nëse ka.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate