12/21/2025 2:16:55 AM

Merkato Superiores në Shqipëri: Ja të gjitha lëvizjet e janarit në klubet e elitës

Duhet të lexoni

Mbrëmë është mbyllur merkatoja e janarit dhe në klubet e Kategorisë Superiore ka pasur të papritura, ashtu si me afrimet apo edhe largimet. Shumë futbollistë që kanë spikatur këtu kanë dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke u transferuar në klubet në Turqi, Bosnjë, Francë, Azerbajxhan. 

Por gjithashtu edhe disa emra “big” janë rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, pas aventurave Europiane. Disa prej tyre janë Bekim Balaj tek Vllaznia, apo Kristal Abazaj tek Tirana i cili mbrëmë është dëmtuar dhe do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj. Gjithashtu edhe rikthimi i Redi Lushkjas tek Tirana bëri bujë të madhe pasi u largua nga ekipi moldav Sherif Tiraspol.


Ndërsa largimet më me peshë ishin ato të Xhuliano Skukës nga Partizani drejt Metz, Redon Xhixha nga Tirana tek Karabak, Eneo Bitri në Çeki tek Banik Ostrava, dhe së fundmi Marsel Ismajlgeci tek klubi boshnjak, Zrinjski Mostar.

MERKATO E JANARIT:

 

PARTIZANI

Afrime: Fabian Shahaj (në huazim), Sabit Bilali, Kristian Mba, Mario Beshiraj, Remzifaik Selmani;

Largime:  Xhuliano Skuka, Aristoteles Romero, Matej Cvetanoski, Galip Arapi (në huazim), Eneo Bitri;

TIRANA

Afrime: Regi Lushkja, Kristal Abazaj, Rimal Haxhiu;

Largime: Realf Zhivanaj, Lukman Husein, Sherif Kallaku, Arbër Bytyqi, Redon Xhixha, Marsel Ismajlgeci;

EGNATIA

Afrime: Rafael Duamena, Redi Kasa, Eduards Emsis, Gytis Paulauskas, Hysen Memolla;

Largime: Klaudivan Dos Santos Bezerra (Bambam), Erald Hyseni, Ilir Camaj, Dzon Delarxh, Skerdilajd Levendi, Geri Selita, Jurgen Goxhaj, Redon Mihana;

VLLAZNIA

Afrime: Bekim Balaj;

Largime: Ante Aralica;

ERZENI

 

Afrime: Dejvid Kapllani, Elvis Kovaçi, Shefki Aliti, Vitor Leao, Aristoteles Romero;

Largime: Progon Maloku, Thierno Thiub, Elis Doksani, Argel Avdiu, Ergi Goga;

LAÇI

Afrime: Saliu Guindo, Endrit Marku, Arlind Kurti, Alvi Mezani, Stiven Bibo,Arbër Mehmetllari;

Largime: Xhorxhe Ivkoviç, Fatmir Prengaj, Mykyta Peterman, Luka Cucin, Adeleke Akinjemi, Klajdi Kuka;

KASTRIOTI

Afrime: Redon Mihana;

Largime: Gabriel Morbek, Bekim Dida, Jusuf Zetuna;

BYLISI

Afrime: Vangjel Zguro, Kristi Kote, Mevlan Adili, Tomojuki Doi, Vasil Zogos, Zho Santos;

Largime: Riste Karakamishev, Aires Soza, Serxhio Emini (në huazim), Bleart Kastrati (në huazim);

KUKËSI

Afrime: Betim Halimi, Franko Lamçe, Mirza Delimedjac, Erduan Smajli, Xhonson Ovusu, Juan Martinez, Rrezart Kokollari, Atdhe Rashiti;

Largime: Tarik Isiç, Ante Zivkoviç, Agnaldo Moraesh, Tiago Ferreira, Lejton Ndukvu, Jorgo Meksi, Eduin Giasi, Kristi Kote, Rimal Haxhiu, Klejdi Daci;

TEUTA

Afrime: Sherif Kallaku, Jurgen Goxhaj, Klejdi Daci;

Largime: Dejvid Kapllani, Rubin Hebaj, Patrik Treni, Hektor Idrizaj, Danilo Gecaj, Devid Fejzulla;


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate