12/20/2025 1:42:40 AM

Di Maria: Të gjithë po përpiqen që t’ia lehtësojnë Messit jetën te PSG

Duhet të lexoni

Angel di Maria ka thënë se lojtarët e Paris Saint-Germain po bëjnë gjithçka që duhet për të ndihmuar Lionel Messin qëq të përshtatet me mjedisin e tij të ri, pas lëvizjes së tij në Paris verën që lamë pas.

Di Maria është i bindur se Messi gradualisht po integrohet në ekip e ri dhe se do të shkëlqejë.

“Mendoj se në ndeshjen e fundit kundër Club Brugge treguam se po bëjmë mirë”.

“Është normale që ka shumë pritshmëri me ardhjen e Messit. Mendoj se njerëzit gjithmonë prisnin një fitore 4-0 ose 5-0. Futbolli nuk është i tillë. Futbolli po ecën pak nga pak dhe po bashkon copat”.

“Ne e shohim atë të lumtur në shtëpi me familjen e tij. Fëmijët e tij janë në shkollë”.

“Të gjithë jemi këtu për t’ia bërë jetën më të lehtë dhe kështu ai është përshtatur shumë mirë me grupin dhe, mendoj, ai u përshtat shumë shpejt me jetën në Paris”.

“Por kur vjen puna te futbolli, gjithçka bëhet më ngadalë. Është një ndryshim i madh për të dhe ai duhet të përshtatet me lojtarët e rinj dhe një mënyrë të re të lojës në PSG , të cilët luajnë shpejt në sulm”, deklaroi Di Maria. /Telegrafi/

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate