12/20/2025 1:02:03 PM

“Zoti u shfaq para meje”- Dikur luante me fenomenin Ronaldo tek Interi, sot ish-lojtari është prift

Duhet të lexoni

Taribo West, ish-futbollisti i famshëm për gërshetat e tij ngjyra-ngjyra, i cili ka luajtur edhe me Interin dhe Milanin në Serinë A, sot është prift.

Nigeriani, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2007, pas një karriere ku u aktivizua me Auxerre, Inter, Milan, Derby County apo Kaiserslautern, themeloi në vitin 2014 një kishë, me anë të së cilës, siç tregon ai, ka ndihmuar të pastrehët dhe gratë nigeriane që u dërguan në Itali për të punuar si prostituta.

“I kam dhënë një vend ku të qëndrojnë dhe më pas kemi kërkuar punë për këta njerëz”, shpjegon Taribo West.

48-vjeçari thotë se në kishën e tij janë të ftuar të gjithë të krishterët, pa përjashtim.

Taribo West ishte shumë besimtar në periudhën kur luante në Itali, aq sa një herë u përpoq që të bindte trajnerin e Interit, Marcello Lippi, që të luante si titullar, duke i thënë se Zoti i ishte shfaqur dhe i kishte bërë me dije se duhet të luante. Ky argument nuk e bindi Lippin.

“Pak pas Botërorit të Francës (1998), shpirti i Zotit u shfaq para meje dhe më tha të bëhesha prift”, kujton West.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate