9/21/2025 2:59:47 PM

FIFA ia interpretoi FFK-së Kodin Etik njësoj sikurse Komisioni i Ministrisë

Duhet të lexoni

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) pak para fillimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të saj e ka publikuar një letër që ka marr në FIFA, e cila konfirmon se kryetari Agim Ademi nuk është në procedurë disiplinore. Po ashtu, FIFA e ka interpretuar Kodin Etik, sipas së cilit, në krye të klubeve e federatave anëtare nuk mund të ketë persona që akuzohen për vepra penale apo që mund të jenë të dënuar, shkruan Gazeta Express.

Këtë letër FFK-ja e publikoi me pretekstin se FIFA e hedh poshtë pretendimin e Komisionit të Ministrisë së Sportit, e cila nuk po e licencon FFK-në shkaku i problemeve statutore dhe problemeve me ligjin të kryetarit Agim Ademi, i cili është në proces gjyqësor në Kosovë për një vepër penale.

Mirëpo, e vërteta është se ky Komision i Ministrisë asnjëherë nuk ka potencuar se FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ademit. Krejt çka ka thënë ky Komision është se e ka njoftuar FFK-në se e ka vërtetuar përmes kanaleve zyrtare e ligjore nga Gjykata se Ademi është në proces gjyqësor për vepër penale dhe me këtë rast ia ka interpretuar FFK-së se kjo bie ndesh me Kodin Etik të FIFA-s, e cila edhe vet në letër që e ka dërguar në FFK, e ka interpretuar Kodin Etik që në klube dhe federata nuk mund të ushtrojnë funksione të larta drejtuese persona me aktakuza apo të dënuar.

Më herët, edhe Eroll Salihu – ish sekretari gjeneral i FFK-së – tha se FFK qëllimshëm po e keqinterpreton letrën e FIFA-s sa për të krijuar mjegull para delegatëve që janë tubuar në selinë e FFK-së.

“FIFA konfirmon se askush që është nën ndjekje apo aktakuzë nuk mundet me qenë në udhëheqje të federatave dhe klubeve, si dhe në kundershtim me ligjet në fuqi të vendit. FIFA deklarohet se ndaj Agim Ademit nuk është duke u zhvilluar procedurë disciplinor në FIFA, pasi që askush nuk ka kërkuar. Procesi gjyqesor ndaj Agim Ademit është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prishtinë , pse nuk ka procedurë disciplionore ndaj Agim Ademit në Komsionin Disciplinor të FIFA-s është për faktin se askush nga FFK nuk e ka inicuar procedurën”, tha Salihu për Express.

“Interpretimi i FIFA-s është i qartë se personat qe janë nën ndjekje penale dhe që janë në kundershtim me ligjet e vendit nuk mund te jenë në udhëheqje te federatave. Letra e FIFA-s qe ja pamundëson Agim Ademit qëndrimin në krye të FFK-së ai e prezanton si të arritur. Tentimi për të mashtruar opinionin ju kthye bumerang”, u shpreh Salihu.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate