5/14/2025 12:51:13 AM

Historia e kampionit me zemrën e “çmendur”, nga Brighton dhe Levante në... Rrogozhinë

Duhet të lexoni

“Si fillim falënderoj Zotin për mundësinë, si dhe ishte një punë e mirë nga skuadra. Ne luftuam deri në fund dhe më e rëndësishme, morëm një pikë. Për mua më e rëndësishmja nuk është të shënoj, por ekipi të fitojë”. Këto ishin fjalët e sulmuesit Raphael Dwamena, pas golit që barazoi ndeshjen midis Egnatias dhe Teutës ne Superiore.

Lutjet e ganezit 27-vjeçar nuk janë një klishe që shpesh herë del nga goja e futbollistëve, por një falënderim i sinqertë nga momenti që aktivizimi i tij si profesionit është një mrekulli, ose ndoshta një çmenduri, ashtu si e “çmendur” është edhe zemra e tij.

Shumë pak dinë për historinë e tij, por me shumë gjasa ai mund të jetë, teknikisht, lojtari i huaj me kurrikulumin më të pasur që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri.

Të paktën deri në gushtin e vitit 2017, ai cilësohej madje edhe një talent i kalibrit europian. I cilësuar si talenti më i madh i futbollit ganez në 2013, Dwamena u rrit në akademinë e Red Bull Salzburgut.


Në 2016, pas një sezoni fantastik në Austri me Austria Lustenau, ku shënoi 18 gola në 20 ndeshje, sulmuesi kaloi te Zyrihu në Zvicër. Dwamena shënoi me to 12 gola në 18 ndeshje, duke mundësuar fitoren e kampionatit në kategorinë e dytë, dhe vijoi duke shënuar edhe në kategorinë Parë.

Aty, djaloshi qe atëherë ishte vetëm 21-vjeçar, pati rastin e jetës, duke mbërritur në Brighton ku ekipi lokal dëshironte një përforcim cilësor pas ngjitjes në Premier League. Por aty ëndrra u shndërrua në një makth të gjatë 6 vjet. Mjekët britanikë gjejnë një problem në zemër për ganezin, dhe marrëveshja dështon.

Kërkesat nuk i mungonin. Në sezonin pasues, Dwamena firmosi një kontratë katërvjeçare me Levanten e La Liga spanjolle, e cila e dha në huazim të Saragoza në Secunda Division.  Sërish mjekët i “penguan” ëndrrën, duke i këshilluar të tërhiqej nga futbolli.

Dwamena mendonte ndryshe, dhe iu nënshtrua një operacioni ku vendosi një defribilator.
Aventura e radhës ishte në Danimarkë, vendi i një tjetër ylli që pati probleme të tilla, Kristian Eriksen. Ekipi ishte Velje, me të cilin ganezi shënon 2 gola në 5 ndeshje. Por ndalohet përsëri nga vizitat mjekësore.

Për t’iu shmangur “mallkimit”, ganezi mendon rikthimin aty ku e kishte filluar ëndrrën, në Austri. Në kategorinë e dytë me Linz gjërat duket sikur shkojnë mirë, por në Kupën e Austrisë në tetorin 2021, ai bie në tokë një kolaps kardiak nga ai cili shpëtohet mrekullisht, ndërkohë që ndeshja nuk vijon nga lojtarët e shokuar.


Pas një eksperiencë në kategorinë e pestë zvicerane, më shumë për t’u mbajtur në formë, sot ai ka vendosur aventurën shqiptare, duke firmosur me Egnatian ambicioze të Superiores. Ndoshta goli kundër Teutës mund të jetë një mrekulli, dhe një bast i fituar në Rrogozhinë.  


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate