9/15/2025 6:24:00 PM

“Klithma” e Edvard Munch, vepra që përfaqëson vetminë e njeriut modern

Duhet të lexoni

Edvard Munch, piktori që i parapriu ekspresionizmit më shumë se çdokush tjetër, lindi më 12 dhjetor 1863 dhe vdiq më 23 janar 1944. Nëse ka një vepër që përfaqëson modernitetin, ajo është tabloja “Klithma”. Kritiku i mirënjohur i artit Luka Nannipieri , autor i librave “Rafaelo” dhe “Kryeveprat e vjedhura ”, na tregon se çfarë fshihet pas asaj britme zemër–thyese.

Pse “Klithma” konsiderohet një vepër e përjetshme

Nëse moderniteti është përfaqësuar në art, në këtë vepër ai arrin nivelin sipëror. Arti e ka përshkruar shumë herë dëshpërimin dhe ankthin. Në fakt, ai i ka përshkruar ato më shpesh sesa dashurinë dhe vëllazërimin. “Klithma” është shumë moderne, sepse atë njeri me gojën e tij të shqyer nuk ka kush ta shpëtojë, nuk ka Zot.

Njeriu bërtet i vetmuar, klith pa pasur mundësi për shpëtim, dhimbja e tij rrethohet nga heshtja. Dhe pastaj kujt po i bërtet? Askush, askush nuk e dëgjon atë. Dy kalimtarët largohenkrejtësisht indiferentë.

Peizazhi përreth është thuajse çnjerëzor, qielli është i kuq si prej gjaku, gjiri i detit pas tij dallgëzon në mënyrë të frikshme, ura dhe parmakët  e saj e presin tablonë si një teh thike, dhe protagonisti, i stilizuar me një fytyrë me një ngjyrë të verdhë të zbehtë, me një shprehje të tronditur, goja e tij hapet jashtë normales drejt nesh, por ne nuk mund ta shpëtojmë.

Pra duket se me këtë vepër Munch shuan çdo shpresë për shpëtim. Është një klithmë e padëgjuar. Fytyra e burrit është e deformuar. E zmadhuar është jo vetëm goja, por edhe sytë, vetë forma e fytyrës duket sikur nuk ka më tipare njerëzore. Ajo duket si një kafkë. Trupi valëzon sikur të ishte një flakë që lëkundet me forcë nga era.

Çfarë na mëson “Klithma” e Munch

Në versionin e saj të referencës, kjo vepër daton në vitin 1893, edhe pse artisti ka bërë disa variacione me vajra, tempera dhe pastel në karton, dhe litografi në bardh e zi. Një vit më herët, artisti shënoi në ditarin e tij gjenezën psikologjike të veprës:”Isha duke ecur përgjatë rrugës me dy miq të mi. Pastaj dielli perëndoi. Papritur qielli u bë i kuq si gjaku, dhe ndjeva një dridhje të shkaktuar nga ankthi.

Një dhimbje të fortë në gjoks. Ngriva i gjithi dhe u mbështeta në parmakët e urës, sepse u ndjeva shumë i drobitur. Mbi fjordin ngjyrë blu të errët dhe mbi qytet reflektohej e kuqja e përgjakur e atij qielli. Miqtë e mi vazhduan të ecnin, dhe më lanë aty duke u dridhur nga frika. Dhe në atë moment, unë dëgjova një klithmë të madhe e të pakufishme që e përshkonte gjithë natyrën”.

Një nga versionet e kësaj vepre doli në ankand në Nju Jork në vitin 2012. Ajo u shit për 119.9 milionë dollarë. Versionet e kësaj vepre janë vjedhur disa herë. Nga muzeu“Nasjonalgalleriet” në Oslo të Norvegjisë më 12 shkurt 1994 dhe nga muzeu “Munchmuseet”, 10 vjet më vonë, më 22 gusht 2004. Për fat të mirë, ato u gjetën përsëri.

Por vjedhjet na tregojnë se sa shumë dashuria – edhe pse e sëmurë dhe kriminale – e çon përpara mitologjinë e kësaj pikture të patejkalueshme nga koha.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate