4/19/2024 11:11:41 PM

Ian Kershaw mbi diktatorët e dikurshëm, historinë, Putinin e ndryshimet thelbësore që po ndodhin në botë

Duhet të lexoni

Po sigurisht, sidomos në situata të veçanta. Sikur të mos ishin gjendur në rrethana të caktuara nuk do kishin qenë kurrë pjesë e historisë. Në sfond ka individë të tjerë të cilët kanë përcaktuar rrjedhën e historisë por nuk kanë dashur të jenë publikë. Të gjithë personazhet që kam zgjedhur janë produkt i këtyre rrethanave, i këtyre ndryshimeve.

Sikur lufta e parë botërorë të mos ishte zhvilluar ndoshta kurrë nuk do kishim dëgjuar as për Musolinin e as për Hitlerin. Sikur democracia të mos kishte pësuar kolaps në Spanjë, Franko kurrë nuk do të kishte pasur mundësinë të ishte lideri i saj. Të gjithë u krijuan si pasojë e disa strukturave përcaktuese që nuk i kontrollonin. Por në momentin që morën pushtetin secili prej tyre pati një impakt të konsiderueshëm dhe arriti të ndryshonte rrjedhën e historisë.

Përpos ndryshimeve, cilat janë karakteristkat e përbashkëta të këtyre burrave të mëdhenj?

Ata kanë të përbashkëta disa cilësi që iu përkasin pikërisht atyre njerëzve që kanë shumë pushtet. Besoj se të gjithë ata ishin shumë egocentrikë, ishin të pamëshirshëm, të gjithë kishin një dëshirë galopante për pushtet.Shumë ambiciozë, shumë të vendosur dhe të aftë për të qëndruar në pushtet pavarësisht rrethanave me të cilat përballeshin. Janë disa nga tiparet e personalitetit që i kanë të gjithë këto lloj liderësh por jo të gjithë i kanë.

Nuk më pëlqen analogjia e Putin-it me Hitlerin ose Stalinin.

A mund të themi që ishin oportunistë që përfituan nga konteksti kritik apo arritën të jenë në pushtet për shkak të personalitetit të tyre?

Ishin oportunistë sepse përfituan nga situata të caktuara por arritën pushtetin për shkak të personalitetit të tyre. Përtej oportunizmit ekziston dhe ndjesia që të gjithë i kishin të qarta objektivat e tyre. Ndoshta mund të themi që Helmut Kohl arriti të ishte në pushtet në mënyrë të pazakontë por atë e motivonte dhe dëshira e tij e zjarrtë për të qenë kancelar i Gjermanisë. Ndaj oportunizmi vendoset në kufijtë e një ideologjie, që ishte dhe katalizatori i vërtetë.

Po për sa i përket vendeve që sot janë një demokraci e vërtetë?

Duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur strukturat mbi të cilat është ndërtuar demokracia liberale.

Liria fitohet me vështirësi por ndonjëherë humbet me shumë lehtësiShumica e njerëzve duan t´i ruajnë të shenjta liritë e tyre individuale, por në demokracitë ku liria iu imponohet liderëve populistë, liria zbehet rrugës. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vendosim të votojmë politikanë të cilët kanë përgjigje shumë të thjeshta ndaj çështjeve të ndërlikuara.

Europa nuk ka liderë të fuqishëm në këto momente, por kjo nuk do të thotë që nuk janë efektivë.

Para tre vjetësh, në një intervistë që keni dhënë, keni thënë që ju shqetësonin shumë populizmat, por fatmirësisht nuk kishim një lider të ngjashëm me Hitlerin atëherë. A ka ndryshuar kjo mendësi me bëmat e Putinit?

Në demokracinë perëndimore nuk kemi liderë që mendojnë në këtë mënyrë. Nuk më pëlqente analogjia e thjeshtë mes Putinit dhe Hitlerit apo Musolinit. Ndryshimet mes tyre janë shumë të thella.

Putinit i intereson rikrijimi i perandorisë ruse dhe jo pushtimi i Europës perëndimore. Po përjetojmë ndryshime radikale e dramatike në politikën europiane me një luftë të re pas kaq shumë vitesh. Pas konfliktit në Ballkan, është hera e parë që Europa është në luftë që prej Luftës së Dytë Botërore. Është periudhë shumë shqetësuese dhe e rrezikshme. Por nuk mund ta paralelizojmë me atë që ndodhi në vitet 30′-40′.

A ka Europa liderë të fuqishëm për t’i bërë ballë këtyre sfidave dhe pasojave ekonomike që na presin?

Nuk kemi liderë të fuqishëm por kjo nuk do të thotë që nuk janë efektivë.

Olaf Scholz në Gjermani, u përball me një situatë ku një pjesë e Gjermanisë donin të mbështesnin Ukrainën dhe një pjesë tjetër që nuk ishte dakord. Dhe megjithëse u shfaq njëri, për shembull Boris Johnson, që dukej shumë i fuqishëm por në fund nuk qe i zoti të bënte ndryshime, as të kishte sukses. Ndaj nuk mendoj që duhet të presim të kemi patjetër një lidership të fuqishëm por një lidership kolektiv në Europë dhe një lidership efektiv të shteteve tona.

Si arriti Margaret Thatcher të shndërrohej  në gruan më të fuqishme të shekullit XX?

Ajo personifikonte disa cilësi që i kam përmendur dhe më parë. Ajo kishte objektiv shumë të qarte: donte të ribashkonte Mbretërinë e Bashkuar. Shumë prej këtyre liderëve përfshirë diktatorë si Franko, Hitleri apo Musolini donin t’iu rikthenin vendeve të tyre lavdinë që i takonte sipas tyre. Por ajo ishte lidere demokratike, në kokën e saj Mbretëria e Bashkuar po kalonte në një periudhë dekadence dhe konsideroi që puna e saj ishte ta ringrinte vendin në nivelin që i takonte. A e arriti? Jo. Është një anomali për shkak të të qënit grua por jo përsa i përket cilësive të karakterit të saj: vendosmëri, mendje e kthjellët, ambicie.

Çfarë keni mësuar gjatë investigimit dhe shkrimit të këtij libri?

Kam mësuar shumë sidomos në lidhje me njerëzit që kishin këtë dimension fuqie, kam mësuar mënyrën se si arritën në pushtet, mënyrën sesi e implementonin pushtetin.

Vëshgimi i këtyre personazheve përgjatë kohës dhe kontinenteve të ndryshme ka qenë një eksperiencë tejet interesante. Historia e Spanjës në vitet 1930, kalimi i asaj krize të tmerrshme, por në një mënyrë dhe manifestimi i krizës jo vetëm në Spanjë por dhe në Europë përgjatë atyre viteve. Pushteti personal është diçka prej së cilës duhet ta mbrojmë veten.

Ian Kershaw, ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1943. Ai ka shkruar biografitë e Leninit, Musolinit, Stalinit, Çurçillit, De Golit, Adenauerit, Frankos, Titos, Theçerit, Gorbaçovit dhe Kolit. Së fundmi ka shkruar librin ¨Personaliteti dhe pushteti¨dhe ka premtuar që ky është libri i fundit në të cilin ka bërë një analizë të detajuar e historike.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Argjira dhe Graciano janë ndarë? Çfarë thotë e ëma e balerinit!

Prej disa kohësh në rrjet dhe jo vetëm është përfolur për një ndarje mes Argjirës dhe Gracianos, gjë ...

Arbana dhe Luizi lënë pas hatërmbetjet, zbulohet se çfarë po ndodh mes tyre

Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se marrëdhënia e Arbana Osmanit me Luiz Ejllin ishte krisur.Por duket se tashmë Arbana ...

Pas gati një viti të ndarë, Sara Hoxha dhe Ledri lënë pas keqkuptimet dhe bashkohen sërish?

Pas gjithë bujës në rrjet, duket se Sara dhe Ledri kanë vendosur t’i japin marrëdhënies së tyre një shan ...

Jetë / Stil

Njihuni me ‘mrekullitë’ e kajsive në shëndet!

Ata janë një nga frutat më tipike të verës: të shijshme dhe me ngjyra, ata promovojnë humor të mirë dhe n ...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet s ...

Dhimbja e kockave, si ndikon një orë ecje në javë për osteoartritin

Osteoartriti është një nga format më të zakonshme të artritit tek të rriturit dhe zakonisht tek moshat e moshuara.V ...

Sport

XHAKAAAAAAAA! Eurogol nga mesfushori shqiptar në ndeshjen historike të Leverkusenit

Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Werder Bremenit.Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar ...

Eskalon Tahir Batatina pas ndeshjes: “U msu me kta t’Klines ky, hajt se vjen n’Prishtinë najher, takohet me mu”

Llapi u ndal me barazim 1-1 nga Dukagjini në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në Futboll ...

Rrëqethëse, i ati humbi jetën gjatë ndeshjes, momenti kur futbollisti i Luftëtarit futet me vrap në fushë

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e shtunë në qytetin e Sarandës. Ndarja nga jeta e ish-portierit të Butrintit, Fr ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate