9/18/2025 9:07:13 PM

“Ardiani Ismajli është lojtar perfekt i ideve të mia”, trajneri i Serisë A: Ja se çfarë po ndodh me Nedim Bajramin

Duhet të lexoni

Empoli është mbushur me futbollistë shqiptarë në këto vitet e fundit. Një xhevahir ka dalë nga kjo skuadër, Kristjan Asllani, që në moshën 20-vjeçare e gjeti veten të transferuar te Interi. Por në ekipin e drejtuar nga Zanetti, gjenden edhe dy lojtarë të tjerë që janë shumë të rëndësishëm për Kombëtaren e Shqipërisë.

Këtu jemi duke folur për Ardian Ismajlin dhe Nedim Bajramin. Pas intervistës me presidentin e Empolit, Corsi, “Sport Ekspres” ka arritur që të marrë një prononcim edhe nga trajneri i Empolit, Paolo Zanetti. Ky është njeriu që transformoi Ardian Ismajlin në Serinë A, pasi te Kombëtarja mbrojtësi në fjalë ka qenë gjithmonë i një kalibri të lartë. Por çfarë ndodhi papritur në ndryshimin e formës së Ismajlit? Zanetti nuk nguron që ta cilësojë lojtarin perfekt për idetë e tij të mbrojtjes.

“Nuk e di nëse diçka ka ndryshuar te Ismajli për mënyrën sesi luan. Unë mund t’ju them se Ardiani është një lojtar me temperament që jep gjithçka nga vetja për të bërë mirë në fushë. E shoh shumë ambicioz. Ismajli është një lojtar perfekt për idetë e mia të mbrojtjes, e ka kuptuar shumë shpejt taktikën time. Në Itali i kushtojmë më shumë vëmendje pjesës së taktikës. Pas periudhës fillestare të përshtatjes, është përmirësuar shumë dhe tani është lider i mbrojtjes tonë, por edhe një lider karizmatik jashtë fushës”, tha Zanetti.

Më së miri trajneri i Empolit e pa Ardianin edhe në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, atje ku Ismajli shënoi golin e kuqezinjve. Ishte një provë për të treguar se mbrojtësi mund të konkurroj në nivelet më të larta, ndërsa menjëherë pas atij realizimi Zanetti do ta uronte.

“E pashë atë ndeshje miqësore. Ismajli bëri ndeshje të mirë dhe shënoi një gol me asistin e Bajramit. Në përgjithësi, performanca e tij po vjen në rritje. Në atë takim ka luajtur në mbrojtje me tre lojtarë, ndërsa zakonisht luan në skemën me katër mbrojtës. Kjo tregon vlerën e tij në përshtatje dhe është i vetëdijshëm për vlerat që ka”, u shpreh trajneri i Empolit.

Pikëpyetja më e madhe e tifozëve shqiptarë mbetet Nedim Bajrami. Te ky lojtar shohim një potencial të madh që nuk po arrin ende të shprehet në fushën e blertë. Në jo pak ndeshje Nedimi gjendet në stol te Empoli dhe kjo na mërzit së tepërmi duke ditur vlerat e tij. “Bajrami është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Verën e kaluar nuk u largua nga Empoli. Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni ka bërë disa ndeshje të mira duke ndihmuar ekipin. Nedimi po rritet dhe tani është thuajse në nivelin e tij më të mirë. Ne e shohim si një futbollist shumë të rëndësishëm. Unë personalisht kam një marrëdhënie të mirë me ta, si me Ardianin dhe me Nedimin. E vlerësoj sinqeritetin e tyre, janë besnikë dhe duan të përmirësohen dita-ditës”, përfundoi Zanetti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate