Raportohet se sportisti Alban Elezi, që po garon për ekipin e Francës, ka fituar medaljen e artë në sllallomin gjigant në Kampionatin Botëror të Skive Alpine për Junior në St. Anton am Arlberg, përcjell albinfo.ch.
Ai u dekorua me medalje të art dhe tani renditet i pari nga të gjithë sportistët që garuan në atë garë.
Nga ana tjetër, me tri podiume dhe 3 medalje të arta në 4 garat e zhvilluara në këtë javë të Kupës së Botës për të rinj që po zhvillohet në St. Anton të Austrisë, Lara Courit mbyll testin e saj për të vazhduar në Kampionatin Botëror për të rritur që zhvillohet në Kronplatz të Italisë javën e ardhshme.
Një kalendar i ngjeshur për sportisten, e cila garon për Shqipërinë dhe që i dha mundësi të ketë edhe një kampione bote në sportin e Skive.
Sot Lara Coturi, e bija e Daniella Ceccarellit, ish-kampione olimpike për Italinë, është në qendër të vëmendjes së specialistëve të këtij sporti falë rezultateve mjaft të mira në këtë edicion, që kulmuan këtë javë me medaljen e artë Botërore në moshën 16-vjeçare.