9/24/2025 12:56:46 AM

Në ‘Karagaç’ përballen sot rivalët e vjetër, interesant pritet të jetë edhe në Gjakovë

Duhet të lexoni

Në Superligën e Kosovës në basketboll në kuadër të xhiros së 19’të sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante, ku vëmendja kryesore do të jetë në Pejë, transmeton Gazeta Metro.

Me fillim nga ora 17:00 në palestrën sportive ‘Karagaçi’ do të ndeshen dy rivalët e vjetër, Peja dhe Trepça.

‘Minatorët’ vijnë pas disfatës javën e kaluar ndaj Sigal Prishtinës me rezultat të thellë 53:88, teksa vendasit pas fitores në Gjakovë (57:81) përballë Vëllaznimit.

Pejanët këtë edicion kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit nëntë fitore e nëntë humbje.

Ballafaqimi i fundit për këtë javë është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit që do të luhet në Suharekë në palestrën ’13 qershori’ në ora 19:00.

Suharekasit në mesjavë luajtën ndeshjen e mbetur kundër Rahovecit, ku fituan me rezultat 70:99 dhe kështu vazhduan ecurinë fantastike prej 14 fitoreve radhazi.

Kampioni në fuqi i Kosovës mban kreun e tabelës me 32 pikë, kurse gjakovarët kanë shtatë fitore e 11 humbje.

Kujtojmë se dje Sigal Prishtina triumfoi në shtëpi ndaj Bashkimit (86:68), ndërsa Ponte Prizreni mposhti Rahovecin (63:85). /gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate