Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven, për transferimin e Noni Maduekes.
Reprezentuesi anglez – një nga talentët e rinj më emocionues në të gjithë Evropën – ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë, me një opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.
Madueke, sulmues anësor i djathtë me këmbën e majtë, bëhet transferimi i dytë i javës për Chelsean, pas Mykhailo Mudryk, transmeton Klankosova.tv.
“Jam shumë i kënaqur që nënshkruaj me një nga klubet më të mira në botë”, tha Madueke.
“Të kthehem në Angli dhe të luaj në Premier League është një ëndërr për mua dhe familjen time dhe mezi pres të filloj. Jam i emocionuar për atë që ka e ardhmja, vizioni i pronarit për të ardhmen dhe për të qenë në një klub si ky dhe për të fituar në nivelin më të lartë”.
Madueke është transferuar në Chelsea, për rreth 35 milionë euro.