Klubi i Futbollit, Gjilani ka njoftuar se ka nënshkruar me Arens Matelin.
Mateli luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e FC Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.
Në të kaluarën 22 vjeçari ka qenë pjesë e FC Ballkanit, ekip me të cilin fitoi edhe titullin kampion edicionin e kaluar, ndërkohë që formimin e nisi te KF Tirana, për të luajtur më pastaj edhe te FK Kukësi.
Për një kohë ai ishte pjesë edhe ekipit turk Akhisarspor.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arensit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që ka klubi”, thuhet në njoftim.