7/6/2025 10:22:21 PM

De Biasi: Dy Botërorë radhazi pa Italianë? Anomali e madhe. Bëj tifo për Luis Enrique, Zoti e shpërbleftë me trofe për humbjen e vajzës!

Duhet të lexoni

Gianni De Biasi, trajneri i Azerbajxhanit aktualisht, që dërgoi kombëtaren tonë kuqezi në finalet e “Euro 2016”, që ka drejtuar Torinon dhe Udinese, ndër të tjera, në Serie A, dha një intervistë ekskluzive për “TMW News”, ku foli edhe për Kupën e Botës: "Favoriti im në Botërorin e Katarit? Përtej rezultateve të bujshme dhe barazimit të fundit, Spanja është skuadra që besoj më së shumti. Do të isha shumë i lumtur nëse Luis Enrique mund ta fitonte këtë Kupë Bote, pas asaj që i ka marrë vdekja (vajzën). Kështu që, me një dorë tjetër, Zoti do t’i kthente diçka".

Ku duhet t’ia fillojë Mancini?

Italia është një zhgënjim. Të mendosh që kanë kaluar dy Botërorë pa një skuadër të tillë, e mbi të gjitha fituesit e Europianit, është diçka anormale. Mendoj se Mancini është në rrugën e duhur, ai ka lojtarët që mund të prodhojnë çfarë ka në mendje. Duke veçuar bllokimin ndaj Zvicrës dhe humbjen ndaj Maqedonisë së Veriut, periudha e tij ka qenë positive. Vetëm se duhet të vazhdojë në këtë rrugë pa ndaluar dhe të arrijë progres ditë pas dite.

Mancini po përdor lojtarë të rinj, që akoma nuk kanë treguar diçka me klubet. Të pëlqen kjo politikë?

Eksperienca e Zaniolos ka dhënë frute, por sot duhet të fokusohet më shumë te lojtarët që luajnë rregullisht. Të rinjtë duhet të kuptojnë që nëse luajnë mirë do të kenë një rrugë të hapur përpara. E gjitha varet nga dëshira e fortë për t’u bërë pjesë e kësaj kombëtareje, mendoj se kjo është pjesë e shpirtit të Mancinit.

Të thërrasësh lojtarë që nuk kanë parë skuadrën e parë akoma nëpër klube, mendoj se ëstë një mënyrë për t’i sjellë afër ambientit, por në të njëjtën kohë mund të çojë në prishje të balancave psikologjike, nëse të rinjtë nuk janë gati për këto episode.

Napoli po fluturon, a e ka gjetur Spalletti formulën perfekte?

Çdo trajner ka aftësinë të marrë maksimumin nga lojtarët. Mendoj se Spalletti ka gjetur një miks të jashtëzakonshëm. Ata që punojnë brenda klubit, flas për skautët dhe gjithçka që është bërë, kanë gjetur lojtarët e duhur: Kim, Kvaratskhelia, Anguissa etj. Janë të gjithë në funksion të projektit. Spalletti është i zoti dhe i zgjuar, di si të veprojë në këto situata dhe besoj se ka një skuadër të mirë. I uroj më të mirat!

 Ju i dhatë debutimin Rrahmanit me Shqipërinë. A menduat ndonjëherë se do ta kishte këtë karrierë?

Mendoj se kishte potencial të jashtëzakonshëm, edhe në nivelin fizik. Asokohe luante një një kampioat të vogël me Partizanin në Shqipëri dhe bëri një aventurë të rëndësishme para se të mbërrinte te Napoli. Fillimisht kaloi në Kroaci dhe pastaj te Verona, ku ka qenë shumë mirë në kontekste të ndryshme. Aty ka mundur të nxjerrë kualitetet e tij.

 Cilët shihni sfidantë të Napolit për titullin?

Nëse shohim tabelën e renditjes, themi se Napoli ka një diferencë të madhe, por në jetë kurrë nuk thuhet kurrë. Milani është ekip me kualitete, Juve ka gjetur ritmin dhe duhet të kuptojmë se çfarë ndodh kur lojtarët e dëmtuar të rikuperohen plotësisht. Pastaj, Juve është ekip plot me lojtarë që luajnë në Botëror. Edhe Lazio po bën shumë mirë me Sarrin, pastaj Interi është përsëri aty. Të gjitha skuadrat janë përfolur për titull, por kampionati është pak i ndërlikuar tashmë, pasi Napoli është jashtë çdo logjike dhe po ecën me një shpejtësi të çmendur.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate