9/18/2025 3:17:46 AM

Situat kaotike në kampin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo shihet si shkak i kësaj atmosfere

Duhet të lexoni

Tërë kjo ndodhi gjatë stërvitjes së parë të Kombëtares portugeze në Katar

Dita e parë e Portugalisë në Katar ka qenë e çmendur. Skuadra është vendosur pak më larg së 30 kilometra nga qendra e qytetit të Doha ku është duke u përgatitur për paraqitjen e tyre në Botëror, konkretisht në Qendrën Sportive Shahaniya.

Federata e Futbollit e Portugalisë ka ngritur një kamp izolimi për të siguruar që skuadra e Fernando Santos të shqetësohet sa më pak që është e mundur – së paku kështu ishte plani.

Megjithatë, intervista bombastike e Cristiano Ronaldos për gjendjen e tij në Manchester United ka prishur qetësinë në kampin stërvitor të Portugalisë. Në ditën e parë të konferencës për shtyp, ka qenë një kaos në Qendrën e Sporteve në  Shahaniya Sports.

Qindra gazetarë nga tërë bota kanë dëshiruar që ta përcjellin këtë konferencë të planifikuar të Portugalisë, por disa  prej tyre nuk kanë mundur të hynë pasi që nuk ishin plotësuar saktë kërkesat për akreditim tek Federata e Futbollit të Portigalisë (një hyrje që duhet të sigurohet 24 orë më parë).

Sigurimi që ishte bërë nga organizatorët e Botërorit u shkatërrua tërësisht me një numër gazetarësh të mediave të cilët dëshironin të hynin brenda.

Aty ishin disa media ndërkombëtare, sidomos spanjolle dhe angleze.

Derisa ata ishin ende në rrugë, lojtarët nuk mund të hynin brenda, disa gazetarë portugez e kuptuan se tërë kjo ishte “për shkak të intervistës së Cristiano Ronaldos”. Shumica e kuptuan se pritja ishte për të e jo për skuadrën e Fernando Santos.

Bernardo Silva ishte lojtari që u paraqit në konferencë për shtyp kurse më shumë së gjysma e pyetjeve ishin për CR7. “Informacionet që vinë nga Anglia nuk kanë të bëjnë asgjë me Kombëtaren portugeze. Nuk ndikojnë të unë, ndikojnë të Cristiano Ronaldo. Nuk do të komentoj asgjë për këtë”, ka thënë ai.

Në stërvitje, Cristiano Ronaldo u pa në fushë bashkë me Pepen. Ata luajtën me topin dhe pastaj morën pjesë në tri stërvitje të organizuara nga Fernando Santos. Cristiano qëndronte në njërin skaj, kurse në skajin tjetër, larg ti, Bruno Fernandes. /GazetaExpress/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate