9/16/2025 1:45:49 AM

Wanda Nara konfirmon tradhtinë e një viti më parë: Po, Icardi kreu marrëdhënie me China Suarez

Duhet të lexoni

Mauro Icardi dhe China Suarez bënë se*s një vit më parë. Kështu, Wanda Nara thotë se u tradhtua nga ish-kapiteni i Interit.

Nëse flitej vetëm për një flirt platonik mes sulmuesit dhe aktores, tashmë një tjetër e vërtetë del në sipërfaqe. Wanda Nara, e cila së fundi kërkoi ndarjen nga Icardi, i dërgoi një mesazh gazetarit Angel de Brito ku tregonte me detaje se çfarë ndodhi mes ish-bashkëshortit të saj tashmë dhe China Suarez.

“Ajo më bëri një telefonatë me video dy ditë pasi kishte fjetur me Mauro dhe tha se donte të vizitonte Parisin, – pohoi Wanda Nara. – Kam gabuar, sepse duhet t’i kisha thënë asaj personalisht atë që mendoja".

Pasi mësoi për tradhtinë, në fakt sipërmarrësja ka preferuar ta shprehë dufin në Instagram: “Një tjetër familje e prishur për një kurvë”. Kur Nara zbuloi lidhjen, Icardi bëri gjithçka për t’u falur nga gruaja e tij, por duket se Wanda nuk e ka mbyllur kurrë lidhjen plotësisht, aq sa për të kërkuar divorcin 12 muaj më vonë.

Ndarja mes Wanda Narës dhe sulmuesit të Galatasaray, Mauro Icardi, bëhet një rast i bujshëm. Gruaja e tij, modelja dhe menaxherja argjentinase pohon se lidhja e saj e dashurisë me ish-kapitenin e Interit ka përfunduar.

Nga ana tjetër, megjithatë, dhe kjo është risia e rilançuar nga mediat e Amerikës së Jugut, Mauro e mohon dhe rinis një mesazh misterioz dhe të bujshëm në rrjetet sociale: “A jemi ndarë? E çuditshme, pak ditë më parë nuk më dukej”. Çfarë ndodhi? Çfarë gjëje i referohet Icardi? Ndoshta një rikthimi apo ndarjeje të hedhur për përdorim dhe konsum të medias?

Në Instagram, Wanda shpejtoi të fshinte fotot me (ish) bashkëshortin e saj. Ajo tani ndodhet në Amerikën e Jugut për arsye pune dhe është “përjetësuar” me reperin L-Gante, me të cilin ka xhiruar një videoklip shumë të nxehtë. Icardi, nga ana tjetër, është në Turqi për t’u fokusuar (ose të paktën ky është qëllimi) në aventurën e tij te Galatasaray.

Megjithatë, lamtumira me Wanda nuk është aspak e qartë. Dhe këtu vjen përgjigja për postimin e gruas së tij në Twitter, duke i dhënë fund historisë së dashurisë. “A jemi ndarë? Oh, ashtu…, si kur isha në Argjentinë disa ditë më parë! Ok, kështu do ta nënshkruaj ndarjen, pasi kaluam shumë mirë”, – ka shkruar sulmuesi. Një mesazh që synon t’i bëjë njerëzit të diskutojnë….


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate