9/18/2025 11:47:13 PM

Tottenham bën gjestin e madh. E përjetëson kështu ndihmësin e Conte, që u nda nga jeta këto ditë

Duhet të lexoni

Tottenham ka mbjellur një pemë në terrenin stërvitor në shenjë kujtimi për përgatitësin fizik të skuadrës, që humbi jetën para pak ditëve. Vetë Antonio Conte e bëri këtë me sy të përlotur, zemrën që i dridhej dhe mendimet që shkonin te Gian Piero Ventrone, i cili vdiq nga leuçemia akute.

Po flasim për krahun e djathtë të trajnerit të “Spurs”, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur prej sëmundjes së rëndë. Në kampin stërvitor të Tottenham, skuadra dhe stafi teknik u mblodh rreth lisit të gjelbër të mbjellë pranë fushës.

Para seancës stërvitore, të gjithë mbajtën edhe një minutë heshtje për të ndjerin Ventrone. Ishte një ritual simbolik, një gjest plot dashuri për të kujtuar përgatitësin atletik dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të Conte.

Të dy bashkë punuan që në kohën e Juventusit, e vijuan eksperiencën edhe në Londër. Ata ishin gati të jepnin gjithçka, edhe përtej kufijve të tyre. “Më shtyu të tejkaloj mundësitë e mia reale”, – është fraza që rikthehet disa herë në deklaratat e teknikut nga Salento për bashkëpunëtorin e tij të ndjerë.

Hurting Conte pays tribute to Ventrone as Spurs boss says death of fitness  guru 'hit me a lot'

Dhimbja u shkri në lot në funeralin e zhvilluar ditët e kaluara në kishën e San Luigi Gonzaga të Napolit. Para ndeshjes së kampionatit me Brighton, futbollistët veshën një fanellë që përcillte një mesazh simbolik (“përgjithmonë në zemrat tona” fjalët kushtuar Ventrone). Minutat pas fishkëllimës hapëse të ndeshjes ishin gjithashtu tronditëse, me kamerat që fokusuan fytyrat e lojtarëve dhe në veçanti të Antonio Conte.

Ai mezi i mbante lotët dhe në një moment, ndërsa ishte ulur në stol, e mbuloi fytyrën në duar dhe u përpoq të mos kapej i përlotur. Trajneri i “Spurs” ishte i shkatërruar dhe i mbërthyer nga emocionet.

Disa gjëra të gërmojnë së brendëshmi, ajo që mbetet është një ndjenjë e thellë e melankolisë. "E vlerësoja shumë sepse ishte punëtor i madh dhe, për mua, shkencëtar i profesionit të tij", – tha Conte, sipas së cilit çdo gjë shpërbëhet, por jo gjithçka humbet.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate