Në një intervistë të dhënë së fundi për RMC, Campos tha se është i lumtur me argjentinasin dhe shpreson të qëndrojë edhe më tutje.
“Fola me Messin, e pyeta nëse dëshiron të qëndrojë dhe i thashë që shpresoj që ai të jetë këtu edhe për tri vite. Jam i lumtur me të”, përfundoi ai.
Argjentinasi ka vendosur që të mos flasë për të ardhmen e tij derisa të përfundojë Kupa e Botës.