9/18/2025 3:47:50 PM

Kapiteni i Juventusit nuk e kursen fare ish-partnerin e tij holandez, që zhvleftësoi tri vitet si bardhezi

Duhet të lexoni

Juventus bëri debutimin parasezonal mbrëmë, duke mposhtur meksikanët e Chivas Guadalajara në një miqësore në Las Vegas. 2-0 ishte rezultati përfundimtar, me golat e të rinjve Da Graca dhe Compagnon.

Në fushë nuk ishte e gjithë mbrojtja titullare e sezonit të kaluar: Chiellini, De Ligt dhe Bonucci. Dy të parët u nisën për në brigje të tjera, përkatësisht në Los Angeles dhe Mynih, i fundit mbeti gjatë gjithë kohës në stol (si Vlahovic dhe McKennie).

35-vjeçari nga Viterbo është i fundit i mbetur nga mbrojtja e Juventusit të vjetër. I takon atij ta udhëheqë ekipin në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, falë shiritit të kapitenit të trashëguar nga Chiellini.

“Më në fund ia dola, – bën shaka Bonucci. – Gjithmonë kam luajtur rolin tim në dhomat e zhveshjes, tani jam më i moshuari i grupit dhe shembulli, përgjegjësia dhe krenaria e veshjes së kësaj fanelle do të duhet të jenë edhe më të forta.

Një kapiten i mirë duhet mbi të gjitha të ketë një grup të mirë pas tij. Këto ditë po shoh te Juventusi dëshirën për të qenë bashkë dhe entuziazmin. Duhet të jesh i ashpër kur të duhet dhe të buzëqeshësh kur të mundesh".

Si kapiten, Bonucci nuk kalon shumë kohë për t’i dërguar një mesazh publik Matthijs de Ligt, pasi tashmë është përballur me të privatisht: “Largimi i tij nuk më befasoi, sepse në disa nga deklaratat e tij la të kuptohej se nuk donte të qëndronte te Juventusi.

Sidoqoftë, unë mendoj se në bazë të gjithçkaje nevojitet respekti. Grupi me të cilin ishte për tri vite e ndihmoi të rritej si futbollist, pastaj klubi ka investuar shumë për të. I uroj atij më të mirën, por disa fraza të thëna në kombëtare nuk ishin shumë të bukura.

Ne folëm për këtë pas pushimeve dhe ai e kuptoi. Bayerni është një klub i madh, por nuk është e sigurt që në një top-ekip je i destinuar të fitosh".


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate