9/23/2025 9:36:11 PM

Trajneri i La Floritës e çon në “qiell” Ballkanin para ndeshjes së sontme në Ligën e Konferencës

Duhet të lexoni

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta luajë sonte ndeshjen e radhës në garat evropiane, raporton FrontOnline.

Skuadra nga Suhareka i nisi garat në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku befasisht u eliminua nga Zalgirisi i Lituanisë.

Ndërkaq, tashmë, Ballkani ka rënë në Ligën e Konferencës, ku në rundin e dytë eliminator, do të ndeshet me La Floritan e San Marinos.

La Florita është nikoqire e Ballkanit në ndeshjen e parë që luhet sonte nga ora 20:45 në “San Marino Stadium”.

Trajneri i skuadrës La Fioritas, Oscar Lasagni ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes së parë të rrethit të dytë eliminator në Ligën e Konferencës kundër kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Lasagni ka vlerësuar lart skuadrën kosovare duke thënë se ata kanë një përbërje sulmuese.

“Një rund i dytë është gjithmonë sfidues, por mendoj se mund të bëjmë një ndeshje të mirë. Kam parë shumë ndeshje. Ata janë një ekip agresiv, që luajnë shumë lart dhe që e nisin nga fundi aksionin. Një formacion mjaft sulmues. Luajnë kryesisht me 4-3-3 ose 4-2-3-1. Ata janë shumë fizikë dhe të shpejtë, një ekip i mirë”, tha në konferencë trajneri i La Fioritas, Oscar Lasagni, njoftojnë mediat lokale, përcjell FrontOnline.

“Ne gjithmonë do të adoptojmë qasjen tonë taktike që na ka karakterizuar gjatë gjithë vitit. Ne nuk do të ndryshojmë frymën tonë të lojës dhe për aq sa është e mundur, do të përpiqemi të luajmë një lojë sulmuese”, shtoi Lasagni./FrontOnline/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate